“Beteja për 20 përqindshin” tejmbush Delvinën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpara më shumë se 300 vetave, në sallën e tejmbushur të kinoteatrit të Delvinës, u prezantua librin studimor “Beteja për 20 përqindëshin” i autorit Ardit Bido.

Në një panel diskutimi mbi publikimin, krahas autorit, morën pjesë pedagogia e Universitetit të Tiranës, dr. Esmeralda Kolaneci, intelektualët e zonës Luan Laze, Thoma Cero, Fatbardha Ballaci dhe Ilirian Haxhi.

Bido theksoi se në një zonë ku të qenit shqiptar apo grek nuk ka rëndësi për askënd, krijimi i artificialitetit për qëllimr politike është risk me implikime afatgjata.

“Çfarëdoqofshim, shqiptarë apo grekë, këtu jetojmë në harmoni. Madje, jam krenar që në Delvinë është vënë tabela e parë dygjuhëshe. Është një vlerë që ne kemi, bashkëjetesa. Por, në çdo rast, përqindja e atyre që e quajnë veten ‘grek’, nuk e kalon pragun e 13 përqindëshit. Ama, në vitin 2011, kjo përqindje shkoi 27,8. Kjo ka të bëjë me tendencën e Athinës dhe naivitetin e Tiranës, të strukturave përkatëse, që prodhojnë këtë artificialitet. Janë tendencat nacionaliste që deformojnë realitetin.”, tha Bido.

Në vijim të diskutimit, profesor Thoma Cero, me origjinë nga Mursia, çmoi se sikurse dëshmon libri, në Mursi nuk ka një minoritet grek.

“Jemi në një situatë, ku në zonën e fshatit tim, Mursisë, pretendohet për minoritet. Është absurde. Unë gjysmën e krevatit e kam grek, kam gruan minoritare. Dhe nuk e mësova greqishten tërë jetën. Ku dolën këta minoritarë?! Në 1904-n hapen shkollë greke në Mursi, ku nuk dinin asnjë fjalë greqisht. Një misionar francez erdhi atëherë për të studiuar kufirin dhe ndenji edhe në Delvinë, nga ku tha se bashkëjetësën që pa këtu, do të donte ta shihte në Europë pas 200 vjetësh. Jam i bindur se valët e bregdetit do vallëzojnë shqip.”, u shpreh Z. Cero.

Dr. Kolaneci vuri theksin tek trajta ndërdisiplinore e studimit. “Ky libër, ka ditur të tërheqë vëmendjen e opinionit publik mbi çështje të paprekura më parë, sikurse fluiditeti etnik. Për më tepër, është një studim ‘sui generis’, pasi përshin disa disiplina. Ka një ndërthurje mes shkencës së sociologjisë, të historisë dhe të antropologjisë, që mund t’u shërbejë jo vetëm studentëve, por strukturave shtetërore dhe qytetarëve.”, tha Dr. Kolaneci.

Lexo edhe :  Ministri Gonxhe përkujton Musine Kokalarin

Më tej, gazetari Laze e cilësoi publikimin e një studimi të kësaj natyre, si një sipërmarrje të guximshme.

“Kemi 30 vjet në demokraci, por në Shqipëri janë të paktë ata që përballen me guxim me të vërtetën. Për fat të keq, Ne luftën e kemi më shumë me vetveten, as me grekët, as me serbët.”, u shpreh Z. Laze.

Në përmbyllje të diskutimin, Z.Haxhi shpjegoi se në sajë të shifrave konkrete, ky libër shërbën më përtej statistikave.

“Statistikat përcaktojnë zhvillimin social dhe ekonomik të një vendi. Pra, ka vlerë jo vetëm nga pikëpamja demografike, por edhe ajo sociale, ekonomike dhe kulturore.”, përfundoi Z. Haxhi.

Më herët këtë muaj, “Beteja për 20 përqindëshin” u prezantua në Tiranë, ku në një forum të moderuar prej gazetarit Aleksandër Çipa, morën pjesë Prof. Dr. Ksenofon Krisafi, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Prof. Dr. Paskal Milo, Prof. Dr. Irakli Koçollari, Prof. Dr. Eva Hyskaj dhe Prof. Dr. Fatmir Mema. Në këtë prezantim, ku qenë të pranishëm eksponentë të rrafshit politik, historik, fetar dhe diplomatik, botimi u vlerësua për dhënien e një udhërrëfyesi cilësor dhe sasior të barazpeshuar, në drejtim të njohjes së problematikave të shqyrtuara.

Në dy ditët e ardhshme, më 28 dhe 29 tetor, turi i prezantimit të librit do të vijojë në Sarandë, në Vlorë, në Konispol dhe në Himarë, të cilat janë edhe dy qytetet që qendrojnë në fokus të trajtesës së këtij botimi studimor.

Të fundit

Vendosmëria juaj do t’ju ndihmojë të kapërceni pengesat… horoskopi për sot

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Të enjten pjesa e parë e ditës është më e mirë se...

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës të imunitetit, kolla e ka...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Lajme të tjera

Web TV