FOTO+VIDEO/ Stuhia “Ciaran”, si u përmbyt Tirana për 10 minuta

Moti i keq ka përfshirë thuajse të gjithë vendin. Kryeqyteti prej orësh po përballet me reshje të mëdha shiu, duke bërë kështu paralizimin e shumë akseve.

Reshjet e pazakonta kanë përmbytur disa rrugë në Tiranë, ndërsa lumi Lana në disa zona ka dalë nga shtrati duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Ndërkohë, Lana ka dalë nga shtrati në këtë zonë. Tirana prej gati një ore është përfshirë nga reshje intensive.

Edhe rrugët në kryqëzimin e “Don Boskos” kanë pushtuar nga uji, ku kanë mjaftuar vetëm 10 minuta shi dhe rruga ngjan me një lumë.

Stuhia “Ciaran”, si u përmbyt Tirana për 10 minuta

Lana del nga shtrati
Stuhia “Ciaran”, si u përmbyt Tirana për 10 minuta

Përmbytet kryqëzimi i Don Boskos

Pak minuta pas stuhisë rrugët në Tiranë janë bërë të pakaluaeshme. Trafiku është rënduar në çdo cep të kryeqytetit.

Stuhia “Ciaran”, si u përmbyt Tirana për 10 minutaStuhia “Ciaran”, si u përmbyt Tirana për 10 minutaStuhia “Ciaran”, si u përmbyt Tirana për 10 minutaStuhia “Ciaran”, si u përmbyt Tirana për 10 minuta

Një efekti policia ka mbetur i plagogur. Policia e Tiranës njofton se: Më datë 03.11.2023, rreth orës 13:00, në afërsi të pallatit me shigjeta, si pasojë e rreshjeve, është shkëputur një objekt dhe ka dëmtuar në kokë shtetasin M. Xh., 37 vjeç, punonjës i Komisariatit të Policisë Rrugore, i planëzuar me shërbim.

Shtetasi M. Xh. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Stuhia “Ciaran”, si u përmbyt Tirana për 10 minutaStuhia “Ciaran”, si u përmbyt Tirana për 10 minutaStuhia “Ciaran”, si u përmbyt Tirana për 10 minutaStuhia “Ciaran”, si u përmbyt Tirana për 10 minuta

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë vendin është hasur vështirësi në qarkullimin e mjeteve edhe në aksin Rinas-Tiranë./    S.M