DPSHTRR: Kemi rekord të uljes së ndotjes nga makinat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor reagoi sot ndaj një shkrimi të publikuar në revistën “Monitor”, mbi ndikimin e mjeteve të transportit rrugor në cilësinë e ajrit.

DPSHTRR thekson se raporti i KLSH-së, së cili i referohet “Monitor” është i pasaktë, duke bërë lajm të gabuar.

Lidhur me të dhënat e raportit se gjatë periudhës 2015-2022, ka pasur një shtim të konsiderueshëm të numrit të mjeteve rrugore që përdorin naftën, DPSHTRR sqaron se “sasia e mjeteve me lëndë djegëse naftë kundrejt totalit në vitin 2022, ishte 71% e totalit (565,955 mjete nga 796,445 mjete total), sikurse ishte 71% edhe në vitin 2015 (369,379 mjete nga 521,773 mjete total)”.

“Raporti i KLSH-së që citohet nga Revista Monitor, konstaton se: “Rritja e flotës së mjeteve rrugore me 100,000 automjete me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet, rrit gjithashtu numrin e mjeteve rrugore me kategori mjedisore “Euro 0”, “Euro 1”, “Euro 2” dhe “Euro 3” thuhet në Raport. Nuk ka se si rritet numri i mjeteve Euro 0, 1, 2, kur prej vitit 2018 ndalohet kategorikisht importi i tyre! Edhe për kategorinë Euro 3, është ndaluar importi për mjetet Autovetura, që përbëjnë pjesën dërrmuese të regjistrimeve të reja”, thuhet në reagimin e DPSHTRR-së.

Sipas DPSHTRR-së, viti i prodhimit mesatar i flotës së mjeteve në vitin 2015 ishte viti 1998, ndërkohë që në vitin 2022 ishte viti 2004, me një rinim prej 6 vitesh.

DPSHTRR thekson se aktualisht ka një rekord të daljes nga qarkullimi të mjeteve rrugore të vjetra e ndotëse, +48% krahasuar me vitin 2021.

“Kemi rekord të uljes së ndotjes si rezultat i një Kontrolli Teknik shumë më pedant. Import të kufizuar, Euro 4 e lart për Autoveturat e përdorura dhe Euro 5, 6 e lart për Autoveturat e reja! 15 vjet e poshtë vjetërsi për Autobus e Kamionë të përdorur, Euro 5 e lart kur këto mjete importohen të reja. TVSH 0 për Automjetet e reja All Electric dhe 0 tarifa shërbimi për to. Rekord regjistrimi mjetesh rrugore All Electric, 17% e totalit të mjeteve të reja, kur Gjermania e ka 22.5 %, MB 17%, Franca 16.7%, Spanja 5.2% e Italia 3.9% të totalit”, thekson DPSHTRR.

Lexo edhe :  2025 nis me bum kreditimi për shtëpi, ndërhyhet me masa të reja rregullatore

Sipas DPSHTRR-së, “54% e mjeteve rrugore që regjistrohen janë Euro 5 e lart, ose +83% krahasuar me vitin 2021”.

“Mbi 41% janë mjete rrugore të gjeneratës së fundit, 0-3 vjet, krahasuar me vitin 2021. Kemi rekord regjistrimi mjetesh rrugore All Electric + Hybrid me 31% të totalit të regjistrimeve të mjeteve të reja. Rinim dhe përmirësim flote vendase. Moshë mesatare flote 17.5 vjet, kur Greqia e ka 17 vjet, Bullgaria 20 vjet, Maqedonia e Veriut 19.4 vjet, si vend pa industri prodhimi automobili dhe në kohë krize globale e me tranzicionin tonë post diktaturë”, thekson DPSHTRR.

Po ashtu, në njoftim thuhet se gjatë 3 viteve të fundit, mesatarja e moshës së mjeteve rrugore të regjistruara në total është 12 vite./   S.M

Të fundit

Çobanët e Kukësit punësohen në Dragash të Kosovës, pagat janë më të larta përtej kufirit

Në një mëngjes të freskët pranveror në bjeshkët e Dragashit, në jug të Kosovës, tingulli i fyellit përshkon kullotat...

Durrës, përfshihet nga flakët makina! Shoferi përfundon me djegie

Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në afërsi të Torrës Veneciane, në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:15, ndërsa...

Sulm me thikë në Gjermani, autori plagos 5 persona

Një person sulmoi të paktën pesë persona në Bielefeld të Gjermanisë. Policia tha se tre persona pësuan lëndime të rënda dhe po trajtohen në...

Kapen dy shqiptarët në ‘shtëpi bari’, Gjykatësi: Jeni rrota të vogla të një makinerie

Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike pasi u kapën në një "shtëpi bari" duke u kujdesur për rreth 900...

Një protestë kundër vullnetit popullor

Protesta e 16 majit e organizuar nga berishizmi në mbrojtje të votës së lirë nuk ishte kundër qeverisë Rama apo pushtetit socialist. Pavarësisht se...

Lajme të tjera

Web TV