E papritur! Lë garën në mes, cili është konkurrenti që u largua nga DWTS

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Roerdi është konkurrenti i “Dancing With The Stars” që është tërhequr papritur nga gara për shkak të një problemi shëndetësor.

Bora: Ndërkohë që presim zarfin kam një pyetje për liderët. Patjetër që ishte gëzim i madh javën që shkoi sepse duke qenë se ishit ndër më të votuarit u zgjodhët si liderë, por kjo vjen me ca përgjegjësi të mëdha.

Ju keni punuar gjatë gjithë javës që të fitoni, por nëse kjo nuk ndodh mendoj se e keni menduar se cilat janë çiftet që rrezikojnë më shumë sonte. Për ty Roerd cilët janë çiftet që rrezikojnë eleminimin?

Roerdi: Nga grupi im? Unë nuk mendoj se ndonjë nga grupi im mund të kaloj në eleminim sot. Nuk e kam menduar kurrë se dikush nga grupi im përveç meje mund të eleminohet.

Bora: E di e prisja edhe një përgjigje të tillë, por më duhen emra?

Roerdi: Dy emra?

Bora: Dy emra, dy arsye Roerd.

Roerdi: Unë them Visi dhe Jora se më dhanë lejen.

Bora: Visi dhe Jora janë një person. Më thuaj edhe një çift tjetër.

Roerdi: Eni dhe Arnita sepse Eni nuk më rref dot.

Eno: Dy emra Juli, dy emra kush është i rrezikuar për të dalë sot nëse ndodhë?

Juli: Realisht të gjithë janë shumë të mirë dhe unë i dua të gjithë fort. Edhe pse ishte shumë e vështirë të menaxhoje këtë grup, unë i dua vërtetë shumë të gjithë dhe faleminderit që keni bashkëpunuar. Nëse shikojmë pikët dhe javët me parë, ata e dinë se kush janë, s’është e nevojshme të përmendim emra. Është zemra ime Ronaldo dhe tjetër se di sepse nuk i kam parë ngaqë kam qenë e fokusuar më shumë te performanca ime, por po them Fifi sepse e kam shoqe.

Lexo edhe :  FOTO/ Pas ndarjes nga i dashuri afrikan, Enca Haxhia në një lidhje të re?

Bora: Ndërkohë kemi gati zarfin.

Juli: Ne me publikun kemi 3 milionë follower-s. Ishalla na kanë shpëtuar ata.

Bora: Përpara se të tregoj se kush nga skuadrat është fituese e votave të publikut më duhet të bëj një komunikim shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me Roerdin, liderin e skuadrës “Krushqit”.

Roerdi ka folur më parë edhe me produksionin e “Dancing With The Stars” ku ka treguar se për shkak të një problemi shëndetësor e ka të pamundur për të vijuar garën. Mirëpo, nuk donte ta merrte këtë vendim gjatë javës sepse donte të kryente patjetër sfidën me skudrën e tij. Donte ta çonte deri në fund këtë sfidë. Bravo.

Roerdi: Deri në fund. Më besoni që ka vlejtur. Nuk besoj se ka një njeri me mend në kokë që do të donte të largohej në këtë moment të garës, por jeta kështu e ka. Ju kërkoj ndjes të gjithëve dhe shumë faleminderit. Kam qenë pjesë e një super produksioni, e një super platforme. I falenderoj të gjithë çunat dhe gocat si para edhe pas kamerave, të gjithë teknikën. Sara që bën një punë të shkëlqyer me të gjithë ne për veshjet.

Dhe personin që më vjen më shumë keq që po largohem në mes të kësaj gare, Ensën. Ka qenë një partnere fantastike. Më ka mësuar të bëjë atë që unë nuk e kisha bërë kund tjetër veçse para një gote birre, më ka mësuar të kërcej. Po të pyesësh të shtëpisë time thonë: “Uaaa”. Sinqerisht faleminderit të gjithëve dhe Ensa, më fal./  S.M

Të fundit

Popullsia e BE-së rritje rekord, migrimi drej Europës çon në 450 milionë banorë në 2024

Migrimi drejt Bashkimit Evropian ka çuar popullsinë e tij në një nivel rekord prej 450.4 milionë banorësh në vitin...

Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve tragjike! Kritika të forta për menaxhimin e krizës

Presidenti i SHBA, Donald Trump, mbërriti pasditen e sotme në Teksas, shteti që është zhytur në zi pas përmbytjeve të 4 korrikut, ku humbën...

Aksioni në Theth/ Një person me 400-500 mijë euro ndërton në tokë të vet dhe s’merr leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, njëkohësisht Drejtori i Shërbimit Social në Tiranë, Alfred Muharremi, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, për të...

“Zaptim vend e pa vend”/ Braçe ‘shpërthen’ ndaj Bashkisë së Tiranës

Aksioni për lirimin e hapësirave publike duhet të ishte bërë me kohë dhe Këshilli Bashkiak duhet të merrte vendime në interes të qytetarëve, jo...

Bitcoin thyen rekordin historik! Fuqia e kriptove ‘trondit’tregun, ja vlera që kapi

Bitcoin vazhdoi rritjen e tij herët të premten, duke arritur një rekord prej 118 mijë dollarësh. Kriptomonedha është rritur për dy ditë, duke tejkaluar nivelet...

Lajme të tjera

Web TV