Stuhia “Ciaran” në Shqipëri/ Akse të bllokuara, asfalte të çara, si paraqitet situata

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria u godit një ditë më parë nga stuhia “Ciaran” e cila prej disa ditësh ka goditur Europën. Si pasojë e shiu të dendur dhe erës së fortë, ka pasur disa problematika në qytete të ndryshme të vendit, por për fat të mirë pa lëndime në njerëz.

Si pasojë e reshjeve, në qarkun e Dibrës, vijon të ketë probleme në kalimin e Rrugës së Arbrit. Niveli i asfaltit është ulur, ndërsa raportohet për një banesë të dëmtuar nga reshjet. Probleme kanë njësitë e thella, si Lura, Kalaja e Dodës, ku ka pasur rrëshqitje gurësh.

Era e fortë ka shembur pemët dhe si pasojë janë dëmtuar shtyllat duke u ndërprerë energjia elektrike në disa zona’.

Në fshatin “Fshat”, ka pasur çarje të asfalti, ndërsa shtabi i emergjencave  është në gatishmëri të plotë.

Sot kanë vijuar reshjet në qarkun e Gjirokastrës. Problematika kryesisht ka pasur në Përmet, ku u bllokuan 23 turistë në Kanionin e Langaricës, por u evakuuan disa orë më pas pa lëndime.

Moti i keq ka përfshirë edhe qarkun e Korçës, por deri tani nuk janë shkaktuar përmbytje. Ka pasur vërshime të ujit, por nuk janë shkaktuar problematika.

Aktualisht situata është nën kontroll, ndërsa gjatë mbrëmjes nga era e fortë në Pedonale, është shkëputur një pjesë suvaje, dhe ka rënë mbi tendën e një lokali. Si pasojë ka mbetur i plagosur lehtë një person në shpatull.

Në qarkun e Kukësit ka pasur rrëshqitje dherash, në akset nacionale. Akset problematike mbeten Kukës-Shishtavec, Kukës- Peshkopi, Bajram Curri- Qafë Mali dhe Qafë Mali- Kukës./   S.M

Të fundit

Berisha për ndarjen nga jeta të Artur Zhejit: U shua papritur dhe parakohe

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha,  ka reaguar lidhur me lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta para kohe...

Përfshihet nga flakët makina në Vlorë, rrezikohet pylli i Sodës

Një automjet është shkrumbuar pasditen e sotme në zonën e Pyllit të Sodës në Vlorë, duke vënë në rrezik edhe hapësirën e gjelbër përreth....

Mbytja e 4-vjeçares shqiptare në pishinë/ Pranga babait dhe gjyshit të vogëlushes

“I gjithë ishulli është i tronditur, ne qëndrojmë pranë familjes në këto orë tragjike. Çfarë mund të thuhet në këto raste”, thonë banorët e...

Trump shkarkon kreun e inteligjencës në Pentagon

Sekretari i Mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Pete Hegseth ka shkarkuar nga detyra shefin e inteligjencës së Pentagonit, disa javë pas reagimit...

Rama ndan pamjet/ Ura e Dragotit, një kryevepër inxhinierike

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Ura e Dragotit, të cilën e vlerëson si një kryevepër inxhinierike mbi lumin Vjosa. Gjithashtu nënvizon se është...

Lajme të tjera

Web TV