Egli flet për herë të fundit për Olsi Bylykun dhe tregon tatuazhin që kanë bërë bashkë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E ftuar në “Jo vetëm modë”, Egli Tako foli për pasionin e saj për aktrimin, muzikën dhe palestrën, por nuk mund t’u shpëtonte edhe disa pyetjeve për lidhjen e saj tanimë të përfunduar me Olsi Bylykun.

Duke treguar tatuazhet e saj, ajo rrëfeu se tatuazhin e parë e ka bërë kur ishte 18 vjeç dhe i ati nuk i foli dy muaj. Dhe ndërsa tregonte kuptimin pas tatuazheve që ka në trup, njëri prej tyre ishte një tatuazh çift që e kishte bërë me Olsin.

“Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin… Edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është ‘single tattoo’, prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën”, -tha ajo.

E pyetur për jetën e saj private, Egli tha se ka ndodhur shpesh që portalet kanë publikuar lajme të pavërteta, por vetëm në një rast ka reaguar. “I vetmi moment kur kam biseduar me një X portal, ishte kur nxorën një… se nuk dua më fare ta cek atë pjesë…

Nxorën diçka timen që nuk kishte lidhje fare me atë që ata kishin shkruar. Edhe sikur ajo romancë të ishte reale, nuk kishin të drejtë ta bënin. Paçka se s’ishte! Ky ka qenë i vetmi moment që unë i kam shkruar këtij portalit. Nuk mora asnjë përgjigjie dhe që nga ai moment thjesht kam thënë ‘ok’…”

Për historinë e saj me Olsi Bylykun, ajo tha se çdo gjë ka mbaruar dhe nuk dëshiron ta prekë më si temë. A mendon që do ta përndjekë historia e Olsit për gjatë?

Lexo edhe :  ‘You lived a movie’/ Rikthimi i paharrueshëm i Dua Lipës në skenën kosovare

Egli përgjigjen e ka të qartë! “Mendoj që jo, aq më tepër që nuk dua fare që ta cek personin në fjalë, ka vazhduar jetën e tij.”/    S.M

Të fundit

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe...

Sulm me thikë ndaj kryebashkiakut dhe djalit të tij, zbardhen detajet

Kryetari i bashkisë së qytetit francez Villeneuve-de-Marc, u shtrua në spital mbrëmë në gjendje të rëndë pasi u sulmua në rrugë nga një banor....

The Economist: SPAK po godet “peshqit e mëdhenj”

“Për herë të parë në shekullin e shtetësisë së Shqipërisë, një njësi e pavarur antikorrupsion po arreston politikanë, zyrtarë dhe kontrabandistë droge, me sa...

“Alo, jam Zlatan!” Telefonata e Ibrahimovic tundoi Jasharin të zgjidhte Milanin?

Ardon Jashari ka përfunduar zyrtarisht transferimin e tij nga Club Brugge te Milani, me raportime nga Belgjika që tregojnë se Zlatan Ibrahimovic ka kontaktuar...

42% e martesave përfundojnë me divorc. Ekspertët zbulojnë arsyet

Mbajtja e një lidhjeje mund të konsiderohet diçka shumë e vështirë dhe 42% e martesave po përfundojnë me divorc. Ekspertët janë duke i hulumtuar...

Lajme të tjera

Web TV