Fobia më e madhe e çdo shenje Horoskopi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Po, çdo shenjë e zodiakut ka një fobi të ndryshme në jetën e tyre. Do t’i paraqitet patjetër në një moment dhe ai patjetër do të bëjë gjithçka për ta kapërcyer. Shikoni se cilat janë ato më poshtë.

Dashi

Humbja dhe dështimi në përgjithësi është gjëja nr.1 që e përkul, pasi dëshiron të jetë i pari dhe perfekt në të gjitha fushat.

Demi

Ai i do miqtë e tij, ai jeton për ta dhe me të vërtetë vetëm ideja se mund t’i humbasë në një moment e bën atë të çmendur.

Binjakët

Ai është aq i fshehtë saqë ata që e rrethojnë nuk e durojnë dot. Kjo është arsyeja pse ai gjithmonë lufton që sekretet e tij të mos dalin kurrë.

Gaforrja

E ka në mendje që në një moment të gjithë do ta tradhtojnë. Kjo është arsyeja pse ai nuk mund t’u besojë lehtë njerëzve.

Luani

Do ta lexoni dhe me siguri do të qeshni, por kjo shenjë ka frikë të ecë vetëm natën.

Virgjëresha

Ai mendon dhe analizon shumë, sepse gjithmonë dëshiron të jetë i sigurt se do të përballet me sukses me çdo gjë që i del në jetë.

Peshorja

A e dini pse ai zakonisht nuk e bën kurrë lëvizjen e parë? Sepse nuk i shkon fare mirë me refuzimin. Kështu që ai preferon të jetojë vetëm sesa të rrezikojë të shkojë më tej.

Akrepi

Ai ka frikë nga vetmia… siç thotë kjo këngë popullore. Kjo është arsyeja pse ai dëshiron të ketë gjithmonë njerëz pranë tij.

Shigjetari

Ai dëshiron të jetë i dobishëm dhe të kontribuojë. Nëse nuk është kështu, atëherë gjërat janë të errëta.

Bricjapi

Kur ndjen se është i fortë dhe me shëndet të mirë, nuk ka frikë nga asgjë. Por kur ndihet sikur… po ngec, atëherë mbyllet në vetvete.

Lexo edhe :  Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

Ujori

Zog i lirë që nuk dëshiron të jetë në një lidhje sepse e di që në një moment do të ndihet i bllokuar dhe më pas do t’i prishë të gjitha.

Peshqit

Peshqit i shikojnë gjërat vetëm nga ana e tyre pozitive dhe duan të bëjnë gjëra që do t’i mbushin me krenari dhe gëzim./   S.M

Të fundit

Tërhiqet Gjermania? “Njohja e Palestinës tani nuk do ishte produktive”

Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha të premten se Berlini nuk ka plane aktuale për të njohur një shtet...

Donnarumma lihet në hije, Guardiola hedh sytë te një portier tjetër

Manchester City është tërhequr nga gara për portierin Donnarumma. Arsyeja është kërkesa e lartë financiare e PSG-së. Pep Guardiola shqyrton një alternativë më të lirë,...

Cilat janë shenjat e zodiakut më me fat për muajin shtator?

Sipas astrologëve, katër shenja të zodiakut pritet të jenë veçanërisht me fat gjatë muajit shtator, në dashuri, karrierë dhe vendime të rëndësishme personale. Luani Ky është...

“PD do pranojë të hyjë në Kuvend dhe të marrë 3300 euro rrogë nga Rama”

Sesioni parlamentar i Kuvendit të zgjedhur më 11 maj nis punimet në muajin shtator, por opozita përveçse është në krizë, ka shfaqur edhe një...

6.6 milionë turistë kanë hyrë në Shqipëri deri në korrik

Venla, Henli dhe Antti janë një grup të rinjsh nga Finlanda që kanë ardhur për pushime në Shqipëri. “Është hera e parë që vij në...

Lajme të tjera

Web TV