Macet kanë rreth 300 shprehi fytyre, çfarë fshihet pas tyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A keni menduar ndonjëherë se çfarë fshihet pas shprehive të fytyrës së një maceje? Sipas studimit më të ri nga Universiteti i Kalifornisë, shkruan BBC, këto shprehi macet i përdorin për të komunikuar me njëra-tjetrën.

Ekipi i studiuesve ka regjistruar plot 276 shprehje unike të fytyrës së maceve. Ata zbuluan gjithashtu se macet kanë disa shprehi njësoj si njerëzit dhe mund t’i kenë marrë ato nga bashkëjetesa thuajse 10 mijë vjeçare.

Shkencëtarja Lauren Scott i filmoi macet gjatë gjithë Gushtit dhe Qershorit, duke kapur në foto rreth 194 minuta shprehi të fytyrës. Më pas, me ndihmën e psikologes Brittany Florkieëicz ajo analizoi më në detaje sjelljet e tyre.

Secila prej shprehjeve të maces përbëhej nga një miks i 4 nga 26 lëvizjet unike të fytyrës si përshembull: Hapja e gojës, bebëzat e gjera ose të vogla të syrit, lëvizjet e mustaqeve dhe e veshëve. Për krahasim, njerëzit kanë rreth 44 lëvizje unike të fytyrës, dhe qentë kanë 27.

Nga këto shprehi të kapura, 45% e tyre mendohet se janë miqësore dhe 37% agresive. Një 18%-ësh ngelet ende i paqartë.

Studiuesit nuk e dinë ende saktësisht se çfarë macet po përpiqeshin t’i komunikonin njëra-tjetrës përmes këtyre shprehjeve të fytyrës, por ata shpresojnë se hulumtimi i tyre mund të ndihmojë pronarët e kafshëve shtëpiake dhe strehimoret e kafshëve që të kujdesen dhe t’i kuptojnë më mirë./E.Ç

Të fundit

Trump: Do ndërtoj personalisht sallën e ballos për 200 milion dollarë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parashikuar ngritjen e një sallë të re vallëzimi, brenda territorit ku...

Ishte heroi i kualifikimit, klubi suedez shpërblen Etrit Berishën

Etrit Berisha vendosi fatin e Haken në Europë, teksa eliminoi Anderlehtin e Besnik Hasit me pritje dhe gol vendimtar. Në shpërblim të performancës heroike,...

U fut në lumin Mat për të hapur rrjetat e peshkimit, gjendet trupi i pajetë i peshkatarit

Pas disa orësh kërkime nga polumbarët e RENEA-s, është gjetur në lumin Mat trupi i pajetë i peshkatarit Ded Qoku. Ngjarja e rëndë ka ndodhur...

“Kam më shumë Champions se Barça në gjithë historinë!” Modric replikon me TV katalanas

Dje u raportua për fyerjet dhe ironitë që kanali zyrtar i klubit të Barcelonës, Barça TV, i drejtoi Luka Modricit, ish-mesfushorit të Real Madridit,...

Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose…

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se duke nisur nga kjo e premte, Inspektorati i Kontrollit dhe Mbrojtjes së Territorit do të...

Lajme të tjera

Web TV