Shpërthimi në karburantin në Tiranë/ Arrestohet menaxheri, për çfarë akuzohet (EMRI)

Është arrestuar menaxheri i pikës së karburantit në Tiranë, ku mesditën e djeshme pati një shpërthim.

Mësohet se menaxheri Miklovan Çollaku akuzohet për veprën penale të shkeljes së rregullave të sigurisë mbi lëndët plasëse dhe djegëse.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:30, në rrugën “Bardhyl”, teksa shpërthimi ka ndodhur në valvulën e sigurisë të dhomës së nëndheshme të gazit, ngjitur me karburantin.  Nga shpërthim, mbeti i plagosur vetë Çollaku, si dhe shoferi i autobotit.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u furnizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes/   S.M