Babai i Angelina Jolie i zhgënjyer me vajzën e tij pas deklaratave të saj kundër Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i njohur hollivudian, Jon Voight, babai i Angelina Jolie, shprehu zhgënjimin e tij me deklaratat e fundit të vajzës së tij se Izraeli po e kthen Gazën në një “varr masiv”.

Në një postim në Instagram, Jolie kritikoi atë që po ndodh në Gaza si “bombardim i qëllimshëm i një popullsie të bllokuar” dhe vrasje, duke akuzuar liderët botërorë për bashkëpunëtorë në krime lufte duke bllokuar rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB dhe duke bërë thirrje për një armëpushim.
Voight, nga ana e tij, i cili ka bërë deklarata të forta në favor të Izraelit në të kaluarën, theksoi aspektin fetar të luftës, duke e përshkruar atë si një luftë për “drejtësinë e fëmijëve të Zotit në Tokën e Shenjtë”, në një video të postuar në media sociale.

“Jam shumë i zhgënjyer që vajza ime, si shumë të tjera, nuk e kupton lavdinë e Zotit, të vërtetën e Zotit. Çështja këtu është shkatërrimi i historisë së tokës së Zotit, tokës së shenjtë, tokës së hebrenjve. Ushtria izraelite duhet të mbrojë tokën e Izraelit dhe popullin e saj, kjo është luftë. Pyete Zotin: A po mësoj të vërtetën? Apo po më gënjejnë dhe po bëj si gjithë të tjerët?, sepse miqtë e mi, ata që e kuptojnë të vërtetën e shohin gënjeshtrën. Ata shohin që Izraeli është sulmuar dhe këto kafshë duan të zhdukin çifutët, krishterimin.”

Aktori i Hollivudit denoncoi mizoritë e 7 tetorit të kryera nga Hamasi si “terrorizëm çnjerëzor kundër foshnjave, nënave, baballarëve, gjyshërve dhe gjysheve të pafajshme” ndërsa kritikoi aktivistët pro-palestinezë: “Ju budallenjtë e quani Izraelin problem.” Hamasi përgjegjës për gjendjen e vështirë të palestinezëve në Gaza, duke theksuar abuzimin me ndihmën ndërkombëtare dhe përdorimin e mburojave njerëzore.
“Atyre iu dhanë flukse të mëdha parash, të cilat ata nuk i ndanë me botën. Ata i bënë armë,” tha Voight, duke shtuar se “populli i Gazës janë robër të vendit barbar që i përdor si mburoja. Hamasi po shkatërron popullin e vet,” shtoi ai.

Lexo edhe :  Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Angelina Jolie, tre ditë më parë, ka bërë një postim në rrjetet sociale duke marrë qëndrim për situatën në Gaza.
Në vazhdën e luftës mes Izraelit dhe Gazës, ylli i Hollivudit dhe aktivistja për të drejtat e njeriut qëndron pranë palestinezëve dhe dërgon mesazhin e saj, me një postim në llogarinë e saj personale në Instagram. Pasi postoi një foto të ndërtesave në Gaza që po bombardoheshin, Angelina Jolie shkroi: “Kjo ka të bëjë me bombardimin e qëllimshëm të një popullsie të bllokuar që nuk ka ku të shpëtojë. Gaza ka qenë një burg në ajër të hapur për gati dy dekada dhe po kthehet me shpejtësi në një varr masiv”./E.Ç

Të fundit

Një jetë mes sfidash/ Neritan Ceka: Me paratë e shtëpisë, babai bleu bibliotekën

Prof.Dr. Neritan Ceka i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ u shpreh se babai i tij me paratë që kishte për...

Avokatët e Veliajt: Të shqetësuar që mediat informohen nga SPAK përpara nesh

Avokatët e Tiranës, Erion Veliaj, kanë reaguar duke shprehur shqetësimin për faktin që mediat kanë nxjerrë lajmin e SPAK e komunikimit të akuzës ndaj kryebashkiakut...

1943 – Lufta e Dytë Botërore: Aleatët marrin qytetin italian Palermo

Më 22 korrik 1943, gjatë fushatës së Italisë në Luftën e Dytë Botërore, trupat aleate morën qytetin strategjik të Palermos, kryeqyteti i Siçilisë, duke...

Tragjedi në Ibiza! Gjendet i vdekur DJ i njohur italian, babai akuzon policinë spanjolle

Një ngjarje e rëndë dhe e mistershme ka tronditur botën e muzikës elektronike dhe opinionin publik në Itali. DJ dhe producenti italian Michele Noschese, i...

Temperaturat e larta/Qeveria merr vendimin drastik për qarkullimin e automjeteve të rënda

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë ka marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në...

Lajme të tjera

Web TV