“Nuk jam mirë!”/ Papa Françesku shfaq probleme me shëndetin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Papa Françesku të hënën nuk lexoi një fjalim të përgatitur për një takim me rabinët evropianë, duke u thënë atyre se nuk ndihej mirë.

“Mirëmëngjes. Ju përshëndes të gjithëve dhe ju mirëpres dhe ju falënderoj për këtë vizitë që më gëzon shumë. Por ndodh që nuk jam mirë dhe për këtë preferoj të mos e lexoj fjalimin, por t’ju jap një kopje”, deklaroi kreu i Vatikanit.

Papa Françesku, 86 vjeç, dukej se kishte probleme me frymëmarrjen teksa përshëndeti rabinët në fillim të takimit. Françeskut i mungon një pjesë e njërës mushkëri, e cila iu hoq kur ai ishte i ri në vendlindjen e tij, Argjentinë.

Papa iu nënshtrua një operacioni në 7 qershor për të riparuar një hernie abdominale. Ai kaloi nëntë ditë në spital dhe duket se është shëruar plotësisht nga ai operacion.

Ai ka zhvilluar tre udhëtime jashtë vendit që nga ndërhyrja e fundit dhe është planifikuar të shkojë në Dubai muajin e ardhshëm për samitin e klimës të Kombeve të Bashkuara./   S.M

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV