DPSHTRR: Flota e automjeteve është rinuar me 6 vite

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) pohon se flota a automjeteve që qarkullojnë në Shqipëri është rinuar me 6 vite.

DPSHTRR e bëri këtë sqarim pas një raporti të Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH), sipas të mosha mesatare e mjeteve që qarkullojnë në vend ka ardhur në rritje.

DPSHTRR sqaron se “Viti i prodhimit mesatar i flotës së mjeteve në vitin 2015 ishte viti 1998, ndërkohë që në vitin 2022 ishte viti 2004, me një rinim prej 6 vitesh”.

DPSHTRR thekson se “Ndikimi i mjeteve të transportit rrugor në cilësinë e ajrit”, i cili edhe pse ka patur objeksionin e argumentuar dhe zyrtar nga DPSHTRR, ka dalë, i pasaktë.

Në raport interpretohet se ”gjatë periudhës 2015-2022, ka pasur një shtim të konsiderueshëm të numrit të mjeteve rrugore që përdorin naftën”.

Në vitin 2022, flota e mjeteve aktive ishte 796,445 mjete ose e rritur me +53% krahasuar me vitin 2015 (274,672 mjete aktive më shumë). Në raport është cituar gabim +30%!

Sasia e mjeteve me lëndë djegëse naftë kundrejt totalit në vitin 2022, ishte 71% e totalit (565,955 mjete nga 796,445 mjete total), sikurse ishte 71% edhe në vitin 2015 (369,379 mjete nga 521,773 mjete total). Ndërkohë që rritja në numër ndjek trendin e rritjes së flotës ndër vite me +53%, por pa u rritur krahasuar me llojet e tjera të lëndëve djegëse!

Raporti i KLSH-së që citohet nga Revista Monitor, konstaton se: “Rritja e flotës së mjeteve rrugore me 100,000 automjete me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet, rrit gjithashtu numrin e mjeteve rrugore me kategori mjedisore “Euro 0”, “Euro 1”, “Euro 2” dhe “Euro 3” thuhet në Raport… (???).

DPSHTRR sqaron se nuk ka se si rritet numri i mjeteve Euro 0, 1, 2, kur prej vitit 2018 ndalohet kategorikisht importi i tyre! Edhe për kategorinë Euro 3, është ndaluar importi për mjetet Autovetura, që përbëjnë pjesën dërrmuese të regjistrimeve të reja. Raporti nuk llogarit daljen e mjeteve Euro 0, 1, 2, 3 nga qarkullimi.

Viti i prodhimit mesatar i flotës së mjeteve në vitin 2015 ishte viti 1998, ndërkohë që në vitin 2022 ishte viti 2004, me një rinim prej 6 vitesh.

Në interpretimin e Raportit, tregohet se vjetërsia mesatare e flotës së mjeteve nga 17-vjeçare deri në vitin 2015 është rritur në 18-vjeçare deri në vitin 2022. Raporti vijon se: “Për 3 vitet e fundit (2020-2022) vërejmë rritje të moshës mesatare me të paktën 1 vit krahasuar me vitet e mëparshme. Në rritjen e moshës mesatare të automjeteve ka ndikuar edhe rritja e numrit të automjeteve me moshë mesatare më të madhe se 20 vjet”… (????).

Ky interpretim krijon një ide të gabuar mbi zgjerimin/zhvillimin e flotës sepse:

Nuk konsideron trashëgiminë e një flote prej 521,773 mjetesh (deri në vitin 2015) me vit prodhimi mesatar të vitit 1998! Ideja e përkeqësimit të flotës do të kishte sens nëse pas vitit 2015 do të vazhdohej me regjistrim të mjeteve me po të njëjtën vjetërsi mesatare ose më të vjetër! Mënyra e përllogaritjes së vjetërsisë së flotës nuk merr parasysh përmirësimin në regjistrimet e reja në periudhën 7-vjeçare 2015-2022, ku gjatë kësaj periudhe janë regjistruar mjete me vjetërsi 14-vjeçare (viti mesatar i prodhimit 2008). Nëse i referohemi vetëm 3 viteve të fundit (2020-2022), është e qartë se ky grup mjetesh të regjistruara gjatë këtyre 3 viteve, tregon një ulje të mëtejshme të vjetërsisë deri në mjete mesatarisht 12-vjeçare ose me vit prodhimi mesatar 2010, i cili përkon dhe me fillimin e normës mjedisore Euro 5!

Në 5-vjeçarin e fundit, me marrjen e masave parandaluese në funksion të përmirësimit të cilësisë së ajrit sa i përket kufizimeve në importin e mjeteve të përdorura, me kategori mjedisore jo nën Euro 4, incentivave fiskale konkrete favorizuese për mjetet elektrike me heqjen e TVSH-së, zerimin e tarifave të regjistrimit dhe përjashtimit nga taksat të këtyre mjeteve miqësore me mjedisin, forcimin (me kalimin e Kontrollit Teknik në DPSHTRR, 2021-2023) të cilësisë së kolaudimit, verifikimin e specializuar në Kontrollin Fizik, leximin e kilometrazhit, etj; rezulton se si 5-vjeçar, krahasuar me vitet e mëparshme, kemi një përmirësim të gjendjes së flotës vendase në qarkullim, bazuar në tregues si:

Lexo edhe :  Vrau babanë në bashkëpunim me motrën dhe vëllanë, Hysen Meta pranon krimin

– Gjatë 2 viteve të fundit, janë çregjistruar në mënyrë të përhershme 11,853 mjete me vjetërsi mesatare 22-vjeçare (kryesisht mjete Euro 0, 1, 2, 3)!

– Rritja rekord e flotës së mjeteve All Electric me 249 herë ose +24,900% (2,241 mjete në 2022 nga 9 në 2015)!

– Aktualisht 54% e autoveturave që regjistrohen për herë te parë në Shqipëri i përkasin kategorisë mjedisore Euro 5 e sipër, nga 29.5% që i përkisnin në vitin 2021, ose +83% më shumë!

– Flota aktive e mjeteve e cila paraqitet në kontroll teknik përbën 83% të mjeteve aktive të regjistruara. Arrihet në konkluzionin që 17% e mjeteve për një total prej rreth 135,400 mjetesh nuk qarkullon pasi nuk zotëron një certifikatë të vlefshme të kontrollit teknik. Sa i përket ndotjes mjedisore, këto mjete nuk kanë impakt pasi nuk përdoren për qarkullim.

– Rreth 32% e mjeteve nuk e kalon testin e kontrollit teknik ku një nga arsyet kryesore janë mangësitë në sistemin e shkarkimit të gazrave me vlera mbi normat e lejuara (njësoj me normat e BE-së).

– Vlera mesatare për mjet rrugor të regjistruar në vitin 2023, është mbi 6 herë më e lartë sesa e mjeteve rrugore të regjistruara në vitin 2013!

– Avancimi teknologjik i industrisë së prodhimit të mjeteve rrugore dhe importi i mjeteve gjithnjë e më eficiente e miqësore me ambientin!

Të dhëna të cilat nuk janë vënë fare në dukje në Raportin e KLSH-së!

Bazuar në sa më lart, në Shqipëri, me angazhim të veçantë në vitet 2018-2023, janë duke u përmbushur synimet e cituara në Raportin e KLSH-së: “Angazhimet e institucioneve përgjegjëse duhet të orientohen drejt rinovimit të flotës së mjeteve rrugore, vënies në zbatim të stimujve financiarë me qëllim shtimin e numrit të mjeteve rrugor ekologjike, plotësimit të kuadrit ligjor e rregullator në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të monitorimit të cilësisë së ajrit”! Për rrjedhojë nuk qëndron pretendimi i Raportit në fjalë: “Më konkretisht ka rezultuar se flota e mjeteve të transportit rrugor nuk ka pësuar ndryshime pozitive në drejtim të uljes së moshës mesatare të mjeteve rrugore, si dhe të përdorimit të karburanteve me ndikim të ulët në cilësinë e ajrit”, dokumentuar në observacionet e depozituara pranë grupit që hartoi raportin në fjalë!

Në KONKLUZION, sipas DPSHTRR sot kemi:

Rekord të daljes nga qarkullimi të mjeteve rrugore të vjetra e ndotëse, +48% krahasuar me vitin 2021!

Rekord të uljes së ndotjes si rezultat i një Kontrolli Teknik shumë më pedant!

Import të kufizuar, Euro 4 e lart për Autoveturat e përdorura dhe Euro 5, 6 e lart për Autoveturat e reja! 15 vjet e poshtë vjetërsi për Autobus e Kamionë të përdorur, Euro 5 e lart kur këto mjete importohen të reja!

TVSH 0 për Automjetet e reja All Electric dhe 0 tarifa shërbimi për to!

Rekord regjistrimi mjetesh rrugore All Electric, 17% e totalit të mjeteve të reja, kur Gjermania e ka 22.5 %, MB 17%, Franca 16.7%, Spanja 5.2% e Italia 3.9% të totalit!

54% e mjeteve rrugore që regjistrohen janë Euro 5 e lart, ose +83% krahasuar me vitin 2021!

+41% mjete rrugore të gjeneratës së fundit, 0-3 vjet, krahasuar me vitin 2021!

Rekord regjistrimi mjetesh rrugore All Electric + Hybrid me 31% të totalit të regjistrimeve të mjeteve të reja!

Rinim, përmirësim Flote Vendase!

Vlerë mesatare mbi 5 herë më të lartë për mjet rrugor të regjistruar sot, se sa vlera mesatare në vitin 2013!

Moshë mesatare Flote 17.5 vjet, kur Greqia e ka 17 vjet, Bullgaria 20 vjet, Maqedonia e Veriut 19.4 vjet, si vend pa industri prodhimi automobili dhe në kohë krize globale e me tranzicionin tonë post diktaturë!

Gjatë 3 viteve të fundit, mesatarja e moshës së mjeteve rrugore të regjistruara në total është 12 vite! MONITOR

Të fundit

BRICS do të lëshojë një monedhë të vetme të ngjashme me Euron

Aleanca BRICS po kërkon të punojë për një monedhë alternative për të përballuar dollarin amerikan. Blloku po përpunon disa opsione...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë këngëtarja virale në TikTok

E njohur me emrin e saj artistik Cat Janice, këngëtarja 31-vjeçare dhe nënë e një djali 7-vjeçar, ka vdekur pas një beteje me kanc*rin. Familja...

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për procesin e zgjerimit të BE, si u ndanë votat

Parlamenti Evropian ka miratuar të enjten një rezolutë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), përmes së cilës kërkoi që ky proces të...

Botohet një herë në katër vite çdo datë 29 shkurt, ja cila është gazeta e veçantë

Ekziston një gazetë në botë që botohet 1 herë në 4 vite dhe ajo gjendet në Francë. Gazeta satirike “La Bougie du Sapeur” ka dalë...

Nuk ndalet debati mes dy aktoreve në BBV, Julja përplaset me Eglën: Do dalësh…

Dy aktoret, Julja Ilirjani dhe Egla Ceno, vijojnë të mos kenë një marrëdhënie të afërt në “Big Brother VIP”, madje në të shumtën e...

Lajme të tjera

Web TV