Balluku prezanton projektbuxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës për 2024

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka prezantuar në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin projektbuxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2024. Ajo ka theksuar se shpenzimet kapitale janë në vlerën 47.4 miliardë lekë.

Ndër të tjera, Balluku e ka vënë theksin te programi i transportit rrugor, i cili mban peshën më të rëndësishme për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Shpenzimet kapitale janë në vlerën 47.4 miliardë lekë. Do ndalojmë te programi i transportit rrugor, programi që mban peshën më të rëndësishme për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, pasi dhe infrastruktura rrugore ka shumë rëndësi. Për periudhën buxhetore 2024-2026, është ky prioritet që ne kemi ndërtuar”, ka thënë ndër të tjera Balluku, teksa prezantonte projektbuxhetin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2024./kb