Gjermania vendos masa të rrepta për kaosin që po shkakton numri i madh i emigrantëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe 16 guvernatorët shtetërorë janë dakordësuar për vendosjen e masave të reja, më të rrepta, për ta frenuar numrin e madh të emigrantëve që po vijnë në Gjermani.

Scholz dhe guvernatorët shtetërorë arritën kompromis mëngjesin e së martës për këtë çështje, e cila është bërë telash i madh politik për Qeverinë dhe temë e nxehtë për shoqërinë.

Masat e reja përfshijnë përshpejtimin e procedurave të azilit, kufizimin e përfitimeve për azilkërkuesit dhe shtimin e ndihmave financiare nga Qeverinë federale për shtetet dhe komunitetet lokale për t’u përballur me këtë fluks.

Duke folur të martën në mëngjes, pas një takimi të mbrëmshëm që zgjati disa orë, Scholz e cilësoi marrëveshjen si “moment historik”, gjë që tregon se sa barrë e madhe ishte bërë kjo çështje për Qeverinë e tij

Qeveritë shtetërore dhe ajo federale u pajtuan ta ndryshojnë sistemin e financimit të kostos për azilkërkuesit.

Duke filluar nga viti i ardhshëm, Qeveria federale do ta paguajë një shumë vjetore prej 7.500 eurove për çdo azilkërkues dhe jo më një shumë të përgjithshme vjetore prej 3.7 miliardë eurosh për ta. Scholzi e quajti këtë ndryshim “kalim në një sistem të frymëmarrjes” dhe tha se “me rritjen e numrit nuk ka para, me rënien e numrit ka më pak”

Strehimoret për emigrantët dhe refugjatët në Gjermani janë duke u mbushur tash e disa muaj, dhe Scholz, i cili përballet me trysni të madhe nga opozita dhe të tjerët për ta ndalur këtë trend, ka thënë se “shumë janë duke ardhur”.

Numri i azilkërkuesve për këtë vit ishte 73 për qind më i lartë deri në fund të shtatorit se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, tregojnë të dhënat zyrtare.

Lexo edhe :  SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Gjermania, po ashtu, i ka pranuar më shumë se një milion ukrainas prej se Rusia e nisi pushtimin e atdheut të tyre në shkurt 2022.

Më shumë se 250.000 njerëz aplikuan për azil në Gjermani nga janari deri në shtator, krahasuar me 130.000 sosh në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Shumica e azilkërkuesve vijnë nga Siria, Afganistani dhe Turqia /O.S

Të fundit

Arrestimi i Çlirim Doganit për vrasjen e Anesti Ramës, flasin banorët e fshatit

Arrestimi i Çlirim Doganit si bashkëpunëtor në vrasjen e Anesti Ramës disa ditë më parë, për banorët e fshatit...

Makina dhe ora luksoze, goditet rrjeti i trafikut të drogës

Policia e Shtetit ka njoftuar përfundimin e aksionit të koduar “OROLOGI”, i cili është zhvilluar në bashkëpunim mes strukturave të Drejtorisë së Policisë Kriminale,...

Risitë e Kodit Penal, burg për profilet false në Facebook dhe për parakalim të gabuar

Përdorimi i imazhit të një personi për të hapur një profil fals në rrjetet sociale do të konsiderohet si krim në Kodin e ri...

Po shuante flakët që i rrezikonin shtëpinë, 42-vjeçari pëson djegie të rënda në trup!

Një tjetër person është lënduar nga flakët e Delvinës teksa ishte angazhuar në shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë disa fshatra të zonës. Apostol Zhupa...

Edhe Greqia nën pushtetin e flakëve, urdhërohet evakuimi mijëra banorëve!

Situata e zjarreve mbetet kritike edhe në vendin fqinj, Greqi. Flakët po përhapen në Atikë, Evia, Kythira dhe Mesinia, teksa autoritetet i janë drejtuar për...

Lajme të tjera

Web TV