“Më vunë armë në kokë”/ Ministrja rrëfen tmerrin: Si më grabitën persona të maskuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Transportit e Afrikës së Jugut, tregoi sot se kishte rënë pre e grabitjes nga një bandë e armatosur.

Ngjarja ka ndodhur pranë Johanesburgut kur një bandë ndaloi makinën e saj dhe imobilizoi truprojat.

Ministrja Sindisiwe Chikunga ishte në një rrugë kryesore në periferi të kryeqytetit financiar. Makina e saj ndaloi papritur, pasi disa persona kishin hedhur qëllimisht gozhdë në rrugë. “Makina u bllokua dhe kriminelët arritën të vidhnin sende me vlerë”, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Truprojat e saj dolën nga automjeti për të ndërruar gomat kur u shfaqën papritur tre persona të armatosur “të veshur mirë”, me fytyrë të mbuluar. “Ata hapën derën më vunë një armë në kokë dhe më urdhëruan të dilja,” tha ministrja, duke përshkruar “përvojën e saj traumatike”.

Autorët kërkuan para, por ajo kishte mbi vete vetëm një shumë të barabartë me rreth 10 euro. Kështu i vodhën laptopin dhe celularin. Sipas njoftimit të policisë, grabitësit kanë marrë armët e truprojave dhe sende të tjera personale. Autoritetet po hetojnë një grabitje të armatosur./   S.M

“Më vunë armë në kokë”, ministrja

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV