Vakaj: Forcimi i lekut vazhdon, faktor ndikues fluksi i lartë i vizitorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori ekzekutiv i Shoqatës së Zyrave të Këmbimit Valutor, Dritan Vakaj ka deklaruar se leku po vijon forcimin. Kjo ka bërë që sipas tij, operatorët të mësohen me këtë kurs këmbi valutor.

Në një lidhje me Skype për “Money Report”, Vaka ka theksuar se një ndër faktorët që ka ndikuar është fluksi i lartë i vizitorëve, që pavarësisht ikjes së verës vazhdon të mbetet i tillë.

Sakaq, ai ka shtuar se ndërhyrja e Bankës Qendrore në raport me normën bazë të interesit,  e bën më të pëlqyeshëm lekun për t’u investuar.

“Sigurisht biem dakord të gjithë që kjo është një situatë relativisht e re për tregun dhe operatorët po fillojnë të mësohen me këtë lloj ekuilibri.

Ishte dhe e pritshme, pasi pas përfundimit të sezonit tipik të verës, kemi pasur një rritje të euros dhe dobësim të lekut.

Sigurisht, janë një sërë faktorësh dhe nuk është vetëm një që mund ta ndikojë në mënyrë kaq domethënëse tregun.

Sigurisht do mbajtur në vëmendje që kurba rënëse rreth një muaj së fundmi, ka qene relatisht e ngadaltë. Kjo e ndikuar dhe nga faktorët, siç mund të themi volumi relativisht i lartë i turistëve, vizitorëve dhe prurjet nga pikëpamja e atyre që vijnë vizitojnë Shqipërinë, rikthehen familjarë, shqiptarë që jetojnë jashtë.

Duhet mbajtur parasysh në vemendje dhe ndërhyrja e Bankës Qendrore në raport me normën bazë të interesit, i cili në thelb është një element që e forcon lekun dhe e bën më të pëlqyeshëm për t’u investuar”, u shpreh Vaka /O.S

Të fundit

1980 – Masakra e Bolonjës: Akti më i rëndë terrorist në historinë moderne të Italisë

Më 2 gusht 1980, në orën 10:25 të mëngjesit, një bombë e fuqishme shpërtheu në stacionin qendror hekurudhor të...

Pse Berisha po mbron Ilir Metën?

Nga Spartak Ngjela Vërtetë ky Berisha ka qenë president dhe kryeministër i këtij vendi për shumë vjet?! Mbrojtja që po i bën Saliu Ilir Metës, është...

Horoskopi ditor, 2 Gusht 2025

Dashi Dite e mbushur me surpriza te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni emocione te njëpasnjëshme dhe do ndiheni për mrekulli. Nëse...

Adolf Hitleri bëhet “Führer” i Gjermanisë pas vdekjes së Presidentit Paul von Hindenburg

2 gusht 1934 Më 2 gusht 1934, Presidenti gjerman Paul von Hindenburg ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Vetëm pak orë pas vdekjes së tij, Adolf...

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri i presidentit amerikan vjen pasi...

Lajme të tjera

Web TV