“Duhet t’i kishte mbyllur gojën”, Timbaland i kërkon falje publike Britney!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në librin e saj, Spears zbuloi se ajo mbeti shtatzënë ndërsa ishte ne lidhje me Timberlake. Britney tregoi se nuk ishte e sigurt për kryerjen e abortit dhe se nëse vendimi do t’i takonte vetëm asaj, ajo do ta kishte vazhduar shtatzëninë, por u bind nga Timberlake ta bënte pasi ky i fundit nuk donte të bëhej baba.

Së fundmi, producenti muzikor Timbaland lidhur me këtë rrëfim tha se Justin Timberlake duhet t’i kishte “mbyllur gojën” Britney Spears, por mesa duket pas kritikave është penduar dhe i ka kërkuar falje publike yllit të popit.

“Më vjen keq për të gjithë fansat e Britney, madje edhe për të”, tha producenti i hip-hopit në një lidhje live në TikTok, teksa më tej shtoi, “Ti ke një zë. Ti mund të thuash çfarë të duash. Kush jam unë që të të them çfarë të mos flasësh? Kam gabuar që e kam thënë këtë”, shtoi ai, duke theksuar se i respektonte gratë.

Kujtojmë që duke iu referuar detajeve që Spears ndau për marrëdhënien e saj me Timberlake në kujtimet e saj, “Woman In me”, Timbaland tha se ishte tunduar të kontaktonte me Timberlake, “Doja t’i telefonoja dhe të thosha, ‘JT, duhet t’i mbyllsh gojën asaj që mos të flasë”.

Më tej ai shtoi se sipas tij këngëtarja po përpiqej të “bënte diçka për të tërhequr vëmendjen e njerëzve”. “E dini çfarë? Ne jetojmë në epokën e mediave sociale dhe … të gjithë duan të bëhen viralë”, tha ai. “E kuptoj sepse kjo është mënyra se si fitoni para, të bëheni viralë”./E.Ç

Të fundit

Mandarinat shqiptare të bllokuara në BE, Resuli: Dy pesticide të rrezikshme!

Presidenti i Urdhrit të Veterinerëve Ervin Resuli i cili një ditë më parë bëri publik skandalin e mandarinave shqiptare...

Përplasje në Kuvend/Noka shtyn Shehajn nga foltorja dhe i hedh telefonin në tokë: Mu hiq!

Përplasje në Kuvend mes Flamur Nokës dhe Agron Shehajt. Largohu mos më detyro të flas më shumë, je bërë klouni i veliajt këtu. Hapuni çuna, nuk...

Berisha mbetet “non grata” në SHBA: Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën

“Nuk jam këtu për të diskutuar të shkuarën. 5 nëntori u dha përgjigje këtyre. Kjo është administratë që ka humbur”. Kështu u përgjigj kryetari...

Ligji i gjuhëve të huaja në RMV, Dimitrevski: Nuk preket marrëveshja e Ohrit

Zoran Dimitrevski, zëvendës ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ka vizituar Korçën, ku ka shprehur mirënjohjen për 80-vjetorin e...

Putin i drejtohet kombit: Gati për një ‘duel’ raketor me SHBA-në

Presidenti rus Vladimir Putin në një konferencë për mediat tha se Rusia është gati për një "duel" raketor me SHBA-në që do të tregonte se si...

Lajme të tjera

Web TV