Mete: Koha të ndryshojmë rregullat e tregtisë tradicionale, nëpërmjet digjitalizimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Financave, Ervin Mete ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale mbi Lehtësimin e Tregtisë, ku theksi është vënë te sfidat me të cilat po përballen ekonomitë për shkak të transformimeve digjitale

Të kapërcesh kufijtë përmes tregtisë, sot është shumë herë më e lehtë për shkak të mundësive që digjitalizimi u jep bizneseve të rrisin shtrirjen dhe shpejtësinë e tregtisë. Gjatë fjalës së mbajtur, Mete tha se sot për sot mes ekspertëve, ekonomistëve apo politikëbërësve po diskutohet gjithnjë e më shumë nëse ka ardhur koha të ndryshojmë rregullat tradicionale të tregtisë.

Kompanitë, veçanërisht ato të mesme dhe të vogla po përdorin mjete digjitale dhe novatore për të kapërcyer barrierat e rritjes, po adaptojnë modele të reja që lejojnë kryerjen e transaksioneve komplekse, si dhe po përdorin mundësi alternative financimi

Mes ekonomistëve, ekspertëve apo politikëbërësve gjithnjë e më shumë po diskutohet nëse ka ardhur koha të ndryshojmë rregullat tradicionale të tregtisë.

Në një kohë digjitale, kur kufijtë po bëhen të padukshëm, shumë kompani po operojnë në mënyrë fleksibël nga vende të ndryshme dhe kjo e ka bërë të vështirë identifikimin e rregullave të veçanta tregtare që duhet të zbatohen për transaksione specifike”- tha Mete.

Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara mbi Digjitalizimin dhe Lehtësimin e Tregtisë vlerësoi kryesisht Shqipërinë në dy aspekte të rëndësishme: tregtinë “pa letra” dhe atë ndërkufitare, duke e pozicionuar pozitivisht sa i takon “rankimit” për masat që janë marrë dhe zbatimin e tyre (40%-60%).

Në të theksohet se adoptimi i standardeve ndërkombëtare, harmonizimi i kornizave ligjore e teknike nëpërmjet një marrëdhënie më të ngushtë ndërqeveritare dhe bashkëpunimi ndërkufitar “pa letra” mbeten thelbësore për krijimin e një ndërveprimi më të madh ndërmjet sistemeve kombëtare.

I ndalur në këtë aspekt, ministri Mete theksoi se qeveria shqiptare, ka ndërmarrë masa konkrete në kuadër të angazhimeve të dala nga Procesi i Berlinit.

Lexo edhe :  Nafta në bursë 10% më lirë se në nisje të vitit, por në Shqipëri u ul vetëm 1.2%!

“Progresi i arritur në nivel politik përmes heqjes së tarifave doganore mes Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit dhe mes vetë vendeve të rajonit tonë nëpërmjet marrëveshjeve të tregtisë së lirë, të Stabilizim-Asociimit dhe CEFTA-s, po plotësohet me masa teknike për heqjen e barrierave jo-tarifore, krijimin e pikave të përbashkëta të kontrollit “One Stop Shop”, njohjen reciproke të Operatorëve të Autorizuar Ekonomikë, si dhe përmes një sistemi të integruar të tranzitit”- tha Mete, duke shtuar se në këtë drejtim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka mbështetur idenë për fazën e dytë të projektit të Bankës Botërore për Lehtësimin e Tregtisë dhe Transportit.

Po flasim për tregun e përbashkët evropian, me më shumë se 450 milionë konsumatorë, ku 85% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor besojnë se produktet, mallrat dhe shërbimet e tyre jo vetëm që mund të mbijetojnë, por edhe mund të konkurrojnë me atë që 27 vendet e BE-së kanë aktualisht për të ofruar.

Dialogu Qeveri – biznes është i rëndësishëm me qëllim përshpejtimin e proceseve për lehtësimin e tregtisë. Anketimet me biznesin, të realizuara së fundmi, japim vlerësime pozitive në këtë drejtim dhe janë inkurajuese për të shtyrë më tej proceset transformuese.

Nga ana tjetër shërbimet e digjitalizuara kanë reduktuar ndjeshëm kontaktet fizike me administratën doganore. Sot, 34 shërbime ofrohen elektronikisht përmes portalit qeveritar e-Albania, ndërsa po punohet për vënien në zbatim edhe të 21 shërbimeve të tjera.

Thjeshtimi dhe modernizimi i qëndrueshëm i shërbimeve ndaj biznesit, u evidentua edhe në raportin e Bankës Botërore, si tregues i impaktit që modernizimi i Administratës Doganore Shqiptare ka pasur në procedurat doganore, ku rezultoi se në Portin e Durrësit, koha mesatare e çlirimit të mallrave është shkurtuar me 26%, në zyrat doganore kufitare, me 20%, ndërsa në zyrat doganore të brendshme me 74%”- përmbylli Mete /O.S

Të fundit

Milani e nis me fitore sezonin e ri dhe mposht Barin në fazën 1/32 të Kupës së Italisë

Milani ka mposhtur Barin në sfidën e vlefshme për fazën e 1/32 të Kupës së Italisë. Sfida u fitua 2 me...

Paralajmërimi i fuqishëm që Princesha Diana kishte bërë për William dhe Harryn

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe në gusht të vitit 1997, me vdekjen e nënës së tyre, Princeshës Diana. Edhe pse me...

Zbulohet se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez?

Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë bashkë prej nëntë vitesh, që nga viti 2016. Influencuesja dhe futbollisti portugez kanë formuar një familje shumë të madhe,...

Zhvillohet metoda revolucionare për trajtimin e pacientëve pas atakut kardiak

Nga Enver Robelli Një grup shkencëtarësh në Zvicër nën drejtimin e profesorëve Omer Xhemali dhe Robert Katzschmann kanë krijuar një arnim kardiak të ndërtuar nga indi...

Zjarret/ 87 vatra zjarri të regjistruara në Kosovë, 8 prej tyre ende aktive

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Kosovë bën të ditur se në gjithë vendin janë regjistruar gjithsej 87 vatra zjarri. Prej tyre, 79 janë...

Lajme të tjera

Web TV