Tiranë, foshnja e porsalindur gjendet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht

Një foshnje e sapolindur është gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht

“Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar  menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” informoi sot policia./e.t