Reshjet e shiut 6-fishojnë prurjet në Fierzë, ja si është gjendja e rezervave ujore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e ditëve të fundit të rëna me intensitet të lartë nuk kanë sjell përmirësim të rezervave ujore në basenin më të madhë në vend, atë të ujëmbledhësit të Fierzës.

Pamjet tregojnë fundin e liqenit të Fierzës në afërsi të fshatrave, Bushat, Morin, Breg Lumë në Kukës.
Ndërsa përditësimi i të dhënave nga Heci i Fierzës thuhet se prej ditësh katër turbinat janë jashtë fuksionit e për pasojë edhe agregatët nuk prodhojnë asnjë kilovat energji elektrike, pasi niveli i ujit në basen është 266 metra nga 296 që ka kuotën maksimale liqeni i Fierzës.

Sipas përllogaritjeve historike të specialistëve, niveli i ujit kur ulet afër kufirit 265 metra turbinat e hidrocentralit të Fierzës nuk duhet të punojnë.

Nga ana tjetër reshjet e shiut kanë sjellë një 6-fishim të prurjeve, nga 40 metër kubë në sekondë që ishin para se të fillojnë reshjet deri në 200 metër kubë në sekond gjatë ditëve me reshje në përditësimin e fundit.

Pavarësisht se prurjet janë përmirësuar niveli i ujit thuajse nuk ka pësuar lëvizje e po ashtu turbinat vijojnë të mos lëvizin sipas të dhënave të KESH./e.t

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV