“Sot SPAK vezullon”/ Ish-zv.kryeprokuror i Gjykatës së Apelit: Fatkeqësi e madhe nëse…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkëlqim Hajdari, ish-zv.kryeprokuror i Gjykatës së Apelit ishte sot i ftuar në emisionin “Shqip” për të folur mbi aksionet e fundit të SPAK-ut ndaj familjes Berisha dhe thirrjen për të dëshmuar të kreut të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta.

Sipas ish-zv.kryeprokurorit, Meta dhe Berisha kanë qenë frenuesit e Reformës në Drejtësi dhe ishte kjo reformë që sot i ka nxjerrë para drejtësisë.

“Të gjithë pesimistët dhe dashakeqsit e punës së SPAK-ut, nuk kanë argumente të qenësishme dhe objektive që SPAK-u po punon në mënyrë të njëanshme. Berisha dhe Meta kanë thënë që janë procese politike.

E kanë thënë që në fillim dhe ata ishin frenuesit e Reformës në Drejtësi, këtu e tre vjet më parë.

Dhe siç duket paskan pasur të drejtë që nuk e kanë dashur Reformën në Drejtësi. Më mire seç i di njeriu punët e veta nuk i di njeri tjetër. SPAK-u po punon në mënyrë profesionale. Do jetë një fatkeqësi e madhe që për këto çështje dhe ato që priten, SPAK-u të ketë goditje në kuptimin e fajësisë së personave.

Reforma në Drejtësi po punon mirë. Pjesë e reformës është prokuroria dhe gjyqësori. SPAK-u ka vezulluar. Nuk kemi të njëjtin ritëm nga prokuroritë e tjera”, u shpreh ish-zv.kryeprokurori./   S.M

Të fundit

Një president amerikan pa zë dhe 60 mijë palestinezë të vrarë

Nga Sean Mathews, artikull i Middle East Eye Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump ka...

30 p.e.s – Beteja e Aleksandrisë: Bie sundimi i Ptolemejve në Egjipt, triumfon Oktaviani

Beteja e Aleksandrisë (30 p.e.s) ishte një përballje vendimtare në historinë e Republikës Romake, që shënoi fundin e sundimit të Ptolemejve në Egjipt dhe...

Horoskopi ditor, 31 Korrik 2025

Dashi Nëse doni qe marrëdhënia me partnerin te ece edhe me mire sot duhet te tregoheni me te përkujdesur për te dhe t’i kushtoni kohen...

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij në politikë. Por jo vetëm...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Lajme të tjera

Web TV