Arrestohet Dritan Rexhepi/ Bossi shqiptar i kokainës që kontrollonte drogën nga Ekuadori

Dritan Rexhepi kreu i organizatës së drogës “Kompania Bello” është arrestuar në Stamboll.
Dritan Rexhepi njihet si kreu i një karteli droge që transporton kokainë nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Gjatë arrestimit iu gjet pasaporta e falsifikuar me emrin Benjamin Omar Perez Garcia.

Lajmin e ka konfirmuar ministri turk i Punëve të Brendshme Ali Yerlikaya. Ministri tha se është konstatuar se Rexhepi ka hyrë në Turqi nga aeroporti i Stambollit me pasaportë kolumbiane të regjistruar në emrin e Benjamin Omar Perez Garcia./E.T