Gjermanët ulin orët e punës pavarësisht mungesës së punëtorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një studimi të Institutit Gjerman të Ekonomisë, ifo pakësimi individual i orëve të punës ashpërson më tej problemin e mungesës së fuqisë punëtore. Vërtet që numri i të punësuarve nga viti 1991 është rritur nga 40 në 45 milionë vetë, sipas presidentit të ifo-s, Clemens Fuest. Por numri i orëve të punës në këtë hapësirë kohore ka mbetur i njëjtë. “45 milionë vetë punojnë aq sa 40 milionë vetë më parë.”

Rënia e madhe për vitin 2030

Sipas të dhënave të Institutit Gjerman të Tregut të Punës dhe Studimit të Profesionit, IAB, gati gjysma e kompanive gjermane në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar nuk mund t’i zinin vendet e punës me punëtorë të kualifikuar. Vetëm në profesionet që lidhen me matematikën, informatikën, shkencat natyrore dhe teknikën mungojnë në Gjermani rreth 300.000 punonjës, sipas raportit të vjeshtës të Institutit të Ekonomisë Gjermane, IW.

Gjermanët ulin orët e punës pavarësisht mungesës

Eksperti i ekonomisë, Clemens Fuest

Por mungesa e fuqisë punëtore përfshin të gjithë sektorët ekonomikë. “Rënia e madhe nuk ka ardhur ende”, sipas kreut të ifo-s, Fuest. Problemi do të jetë më akut, kur të dalin në pension ata që kanë lindur në vitet 1963/1964 rreth vitit 2023. Tabea Bucher-Koenen profesore në Universitetin e Manheimit dhe drejtuese e Qendrës Leibniz për Studimet Ekonomike Europiane thotë se mes vitit 2025 dhe 2035 do të dalin në pension edhe 13,5 milionë vetë. Megjithëse ata financiarisht janë në gjendje të mirë, prapë do të ketë reduktim të ndjeshëm të konsumit.

Gjermanët ulin orët e punës pavarësisht mungesës

Mungesa e fuqisë punëtore përfshin të gjithë sektorët ekonomikë

 

Të nevojshme rritja e punësimit dhe imigracioni

Edhe pse qeveria e koalicionit do ta mbajë nivelin e pensioneve në 48% të të ardhurës mesatare, duhet që të punësuarit ose të punojnë më gjatë ose të paguajnë kontribute më të larta pensioni, thekson Bucher-Koenen. Kjo është e mundur, sepse të moshuarit e sotëm janë më të shëndetshëm dhe kanë mesatarisht 6 vite më shumë jetëgjatësi se brezi i prindërve të tyre, thotë Karin Haist, eksperte e demografisë në Fondacionin Körber. Eksperti i ekonomisë, Fuest për të rritur numrin e fuqisë punëtore, propozon rritje të kuotës të punësimit dhe imigracion më të madh të fuqisë punëtore nga jashtë. Për të rritur kuotën e punësimit “nuk duhet t’i mbajmë njerëzit larg nga puna”, është shprehur Fuest duke marrë si shembull paratë sociale që jepen për qytetarin dhe peshën e tatimeve dhe kontributeve sociale. Një rrjet më i mirë kopshtesh mund të sjellë më shumë gra në botën e punës.

Lexo edhe :  7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Edhe tek imigrimi ka ende shumë për të bërë. Nga refugjatët e ardhur në vitin 2015, afërsisht gjysma punojnë, shpjegon referentja e institutit ofo, Yvonne Giesing. Nga refugjatët e Ukrainës punojnë vetëm rreth 20%. “Pengesa më e madhe është gjuha”, sipas ekspertes. Kësaj i shtohet burokracia gjermane, që frenon ardhjen e fuqisë punëtore./ DW

Të fundit

Një tjetër tërmet i fuqishëm godet gadishullin Kamchatka në Rusi

Një tjetër tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.7 ballë ka goditur mëngjesin e sotëm Gadishullin Kamchatka në Rusi, njofton...

VIDEO/ Truproja e Messit në fushë gjatë sh*rrit, priten masa shembullore nga MLS

Lionel Messi është sërish protagonist absolut me Inter Miami. Në fushë, “Pleshti”, tani i shoqëruar edhe nga Rodrigo De Paul, dha dy asistime vendimtare për...

Ulje tatimi dhe afate të reja për rivlerësimin e pronës/ Hap drejt formalizimit

Në një treg që prej vitesh ka operuar me çmime fiktive dhe informalitet në transaksionet e pasurive të paluajtshme, qeveria shqiptare synon të kthejë...

31 korrik 1948 – Fundoset “USS Nevada”, anija që i mbijetoi dy bombave atomike

Më 31 korrik 1948, përfundimisht u fundos anija luftarake USS Nevada (BB-36), një ndër më të famshmet në historinë e Marinës së Shteteve të...

Pse kemi nevojë për një Kod Penal të fortë? Kod që e ndan shtetin nga rrumpalla

Nga Fejzo Subashi Shqipëria ka nevojë urgjente për një Kod Penal të fortë, të drejtë dhe funksional. Kjo nuk do të thotë se unë jam...

Lajme të tjera

Web TV