5 mënyra si t’u përgjigjeni pyetjeve për dobësitë tuaja gjatë një interviste pune

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jo të gjithë e kanë të thjeshtë të flasin për dobësitë, sidomos gjatë një interviste për fillimin e një pune të re. Përgjigjet tuaja mund të jenë tregues edhe të papërsosmërive që në të ardhmen përdoren në disavantazhin tuaj.

Por, si t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve sipas Darain Faraz, eksperte e karrierës në platformën LinkedIn.

#1 Jam shumë kritik/e ndaj vetes

Ju mund të flisni për mënyrën se si krijoni një mjedis mbështetës në vendin e punës, duke mos i kursyer lavdërimet për kolegët. Kjo sjell një dritë më pozitive në sytë e personave që keni përballë dhe që po ju intervistojnë.

#2 Unë nuk i zgjidh problemet vetë

Përballja me një sfidë është e rëndësishme, por të dish si dhe ku të kërkosh ndihmë për udhëzime dhe këshilla është një tjetër tregues jo i dobësisë, por i nivelit tuaj të bashkëpunimit.

#3 Jam i/e kujdesshme në marrjen e rreziqeve

5 mënyra si t’u përgjigjeni pyetjeve për dobësitë

FOTO: PINTEREST

Disa industri vlerësojnë rrezikun më shumë se të tjerat, por shpesh të jesh i/e kujdesshme është një ‘dobësi’ që mund ta përdorni në avantazhin tuaj. Të kesh kujdes në këtë drejtim do të thotë që ju jeni të gatshëm për të bashkëpunuar me të tjerët.

#4 Ndihem nervoz/e kur flas para grupeve me shumë njerëz

Të folurit para në një konferencë me shumë njerëz, është një stërvitje për nervat dhe sigurisht një tentativë për të mposhtur frikën dhe dobësitë tuaja.

#5 Jam i/e paduruar kur gjërat ecin ngadalë

Kjo është një situatë ideale për të treguar se punoni shumë dhe jeni efikas/e në detyrat dhe projektet që ju ngarkohen, pavarësisht se gjërat ecin ngadalë. Duke u mbështetur te puna në ekip, ju përmirësoni qasjen ndaj stilit të punës në kompaninë ku doni të punësoheni./O.S

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV