Çfarë ndodh me zemrën kur tështini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi zyrtarisht në sezonin e virozave!

Me siguri këto ditë shumë prej jush jeni duke përjetuar një gjendje gripale dhe tështimat janë të shumta. Ideja se zemra jonë ndalon kur teshtijmë tingëllon më shumë si diçka që do të ishte e vështirë të besohej por, përsëri, thonë ekspertët, trupi i njeriut bën disa gjëra të çuditshme, por edhe disa gjëra të mrekullueshme. Teshtitja është mënyra e trupit tonë për të nxjerrë jashtë traktit respirator lëndë të huaja, siç janë pluhuri ose poleni. Ekzistojnë gjithashtu dëshmi se presioni i lartë i ajrit në gojë shoqërohet me teshtitjen dhe bën që truri të fillojë t’u “kërkojë” nervave në hundë që të prodhojnë më shumë mukozë. Detyra e mukusit shtesë është të ndihmojë në parandalimin e hyrjes së substancave të huaja në mushkëri.

Zemra mund të ndalojë, por gjithashtu mund të pushojë, ndryshimi është i madh. Kardiologu Kenneth Mayuga shpjegon se çfarë ndodh me zemrën tonë kur teshtijmë. Gjëja e parë që duhet të dini është se ka një ndryshim të madh midis gjendjes kur zemra pushon dhe kur zemra ndalon së punuari. Zemra nuk rreh me një shpejtësi të caktuar. Përshpejtohet dhe ngadalësohet gjatë gjithë kohës, në varësi të shumë faktorëve. Për shembull, rrahjet e zemrës rriten kur vrapojmë dhe ngadalësohen kur flemë gjumë.

Kur flasim për “arrest kardiak” në terma mjekësorë, në përgjithësi nënkuptojmë një pauzë që zgjat të paktën 3 sekonda. Një pauzë kaq e gjatë mund të jetë shenjë e një problemi me ritmin e zemrës. Por lajmi i mirë është se teshtitja, si një funksion normal i trupit, në përgjithësi nuk shkakton këto pauza të gjata. Pra, teshtitja nuk bën që zemra të ndalet. Edhe pse zakonisht nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, teshtitja ka fuqinë të ngadalësojë zemrën, të paktën për një kohë të shkurtër.

Lexo edhe :  Çfarë domethënie kanë puçrrat në zona të caktuara të fytyrës

Dr.Mayuga shton: Ritmi i zemrës prishet për momentin kur teshtijmë, por zemra nuk ndalet. Sidoqoftë, ekziston një paralajmërim i caktuar. Disa njerëz përjetojnë një fenomen të quajtur “sinkopa e teshtitjes”. Sinkopa është të fikët dhe kur ndodh, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut të personit që teshtin bien aq ulët sa që personi mund të ndihet i trullosur apo i bie të fikët. Një dukuri e tillë është shumë e rrallë, edhe në mesin e njerëzve që kanë sinkopë./E.Ç

Të fundit

SHBA mesazh tjetër për politikën: Vetëm me ata që punojnë

Ambasada Amerikane në Tiranë shpërndan mesazhin e Zëvendës Sekretarit të Shtetit Christopher Landau në Asamblenë Parlamentare të NATO-s 2025,...

Plas mes Putinit dhe Vuçiçit/ Rusia zbulon “tradhtinë”: Serbët po na qëllojnë pas shpine

Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar pas shpine...

Futbollisti shqiptar jep urimin e zemrës: Do Zoti, mposhtim Serbinë

Një takim simbolik, por me mesazhe të forta, vetëm pak ditë para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri – Serbi. Kapiteni i Kombëtares, Berat Gjimshiti, ishte...

Shqiptarët të fiksuar pas ChatGPT dhe Temu!/ Dy aplikacionet “pushtojnë” Shqipërinë

Përdoruesit shqiptarë të teknologjisë po përqafojnë gjithnjë e më shumë risitë digjitale. Sipas të dhënave të fundit nga Appfigures për muajin maj, ChatGPT dhe...

Lajme të tjera

Web TV