Sa kohë i duhet trurit për t’u rikuperuar nga alkooli?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konsumimi i tepërt i alkoolit rrit rrezikun e disa problemeve të lidhura me trurin si çmenduria, goditjet në tru dhe depresioni, tregojnë studimet.

Hulumtimet e reja kanë treguar se sa kohë i duhet trurit për të riparuar dëmet e shkaktuara nga alkooli, dhe janë muaj.
Shkencëtarët nga Universiteti Stanford zbuluan se trurit i duhen 7.3 muaj për t’u rikuperuar. Gjatë asaj periudhe, alkoolistët që ndaluan së piri rifituan trashësinë e përgjithshme të trurit, zbuluan studiuesit.

“Këto rezultate mbështesin efektet adaptuese dhe të dobishme të maturisë së qëndrueshme në rikuperimin strukturor të trurit”, shkruajnë ata.
Studimi, i botuar në revistën “Science Direct”, shqyrtoi ndikimin e maturisë në trurin e alkoolistëve. Ata detyruan 133 persona – 88 prej tyre alkoolikë – të ndalonin së piri dhe analizuan trurin e tyre për të parë se si ndikonte kjo tek ata.

Pas shtatë muajsh, trashësia e korteksit cerebral u përmirësua ndjeshëm në shumicën e njerëzve me varësi nga alkooli. Ata thanë se kjo sugjeron që truri mund të riparojë dhe rigjenerojë strukturën e tij kur alkooli nuk është më një faktor.
Megjithatë, ata paralajmëruan se studimi u krye vetëm në disa njerëz dhe se duhet bërë më shumë kërkime për të konfirmuar gjetjet pozitive./E.Ç

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV