U shkarkua sot nga detyra, kush është Suella Braverman që u shpalli ‘luftë’ shqiptarëve’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretarja britanike për Punët e Brendshme, Suella Braverman, është shkarkuar sot nga posti, pas kritikave që bëri për protesta pro-palestineze, për të cilat tha se janë shqetësuese. Por Braverman, pak kohë më parë ishte kthyer në protagoniste edhe për shqiptarët, pikërisht për komentet raciste ndaj emigrantëve shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Barverman, vajza e dy emigrantëve nga Kenya dhe ishujt Mauritius, u shpalli ‘luftë’ emigrantëve shqiptarë, të cilët kalojnë kanalin e La Manche, në kërkim të një jetese më të mirë përtej brigjeve kontinentale.

Rreth një vit më parë, Suella Braverman tha se vendi përballet me një “pushtim” nga emigrantët shqiptarë që përshkojnë me varka kanalin e La Manshit, si dhe si pjesëtar të grupeve kriminale.

Në përgjigje të një komenti nga deputeti konservator Craig Mackinlay, i cili tha se “asnjë shqiptar i vetëm nuk duhet të pranohet si refugjat”, Braverman tha se ai ka të drejtë.

“Shqipëria nuk është një vend i shkatërruar nga lufta dhe është shumë e vështirë të argumentohet se kërkesat për azil janë legjitime”, tha ajo.

Në deklaratat e saj, Suella Braverman tha se shqiptarët gënjenin për arsyen përse largoheshin nga vendi dhe shumë prej tyre i etiketoi si persona me rekorde kriminale. Ndaj kësaj deklarate është përgjigjur edhe kryeministri, Edi Rama i cili i konsideroi deklaratat e saj si “britmë në çmendinë”, duke shtuar se ishte përgjegjësi e Britanisë që të bashkëpunonte për të menaxhuar situatën me emigrantët e paligjshëm shqiptarë që mbërrijnë me gomone në Mbretërinë e Bashkuar.

Shkarkimin e Suella Braverman e kërkuan edhe shumë emigrantë shqiptarë që jetonin në Britaninë e Madhe pikërisht për gjuhën e saj raciste, pasi zhvilluan një protestë në Londër.

Të fundit

Zelensky këshillohet: Vish kostum para takimit me Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar një takim të planifikuar me presidentin...

Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare. Pushuesit u surprizuan nga pamjet...

“Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit”, zëri i një brezi të humbur dhe tragjedia e tij

18 gusht 1929 – Austria ndalon romanin e Remarkut Nga Leonard Veizi Kur dëgjojmë fjalën “luftë”, mendja na shkon menjëherë te heronjtë e lavdishëm, betejat epike...

Fluks në Portin e Sarandës, numri i udhëtarëve gjatë gushtit arrin 7.300 në ditë

Porti detar i Sarandës është një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turistët. Sipas përgjegjësve të përpunimit të anijeve ky shtatëmujor ka pasur rritje...

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa dalë në kopertinë. Instinkti im gazetaresk...

Lajme të tjera

Web TV