Bora Zemani i përgjigjet pyetjes nëse do moderojë Big Brother Vip

Rrjeti po zien prej javësh: A do largohet Arbana Osmani nga moderimi i “Big Brother VIP” dhe kush do e zëvendësojë?

Prej ditësh ka qarkulluar lajmi se këtë vit “Big Brother VIP 3” mund të mos moderohej nga Arbana. U raportua se ajo ka pasur disa përplasje me drejtuesit e televizionit dhe këtë vit prezantimi i formatit mund të mos i besohej asaj. Sipas atyre që qarkullon në media, reality-show mund të moderohej nga Ledion Liço ose Bora Zemani.

Kjo e fundit e pyetur për këtë çështje është shprehur kështu në një intervistë për “Shqipëria Live”:

“Ti je një ndër emrat që po përflitesh për Big Brother Vip…”

Bora Zemani: Thua? Do më shkonte? Si mendon ti?

“Po të pyes ty, sot jam unë ai që të bën pyetje.”

Bora Zemani: Do doja të dija mendimin e të tjerëve, prandaj po të pyes edhe unë.

“Le ta vendosë publiku”.

Bora Zemani: Po, le ta vendosë publiku më mirë. Gjithmonë publiku./E.Ç