Ekzistojnë 7 lloje turistësh: Po ju cili jeni?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas një sondazhi të kryer nga booking.com, dy në tre udhëtarë besojnë se japin më të mirën gjatë pushimeve. Për më tepër, një në dy përfiton nga udhëtimet për të kërkuar një vend me mot më të mirë, me një kosto jetese më të ulët duke i lejuar ata të rrinë më qetë e të harxhojnë më pak, të paktën gjatë pushimeve. Me pak fjalë, ka (të paktën) shtatë lloje turistëshmes nesh.

Zbuloni se cili jeni ju:

#1 Kameleoni

Ky lloj udhëtari pëlqen të mishërojë një version tjetër të vetes dhe mbështet idenë se njerëzit priren të tregojnë një anë tjetër të vetes gjatë udhëtimit.

#2 Entuziastët e ujit

Vapa e fortë po shtyn gjithnjë e më shumë turistë të kërkojnë klimë të freskët, kryesisht në vende me det, liqene etj. Këto udhëtime fokusohen te vende me banja termale, hotele nënujore, terapi e akullit, lundrime etj.

#3 Aventurierët

42% e turistëve thanë se janë të prirur të rezervojnë një udhëtim surprizë ku gjithçka, përfshirë destinacionin, nuk dihet deri në mbërritje. Në vitin 2024, udhëtarët më aventurierë, të lodhur nga monotonia e jetës së përditshme, duan të shmangin pushimet standarde. 47% preferojnë destinacione larg vendeve turistike, ndërsa një e treta (36%) do të donte të udhëtonte me të huaj.

#4 Të apasionuarit e ushqimeve

Gjatë festave të vitit 2024, të apasionuarit pas ushqimit do të jenë edhe më të interesuar për origjinën e pjatave të ndryshme dhe për të zbuluar specialitete të reja. Dy të tretat (62%) e personave që u pyetën në sondazh janë më të magjepsur nga historia e kënaqësive gastronomike në të kaluarën. Nëpërmjet turizmit kulinar, ata janë në kontakt me traditat, zonat gjeografike dhe produktet që përbëjnë bazën e kulturave ushqimore.

Lexo edhe :  Shqiptarët, ndër popujt që bëjnë dush më pak se europianët. Ja renditja

#5 Kërkuesit e qetësisë

Mes pasiguritë globale dhe një botë gjithnjë e më të ethshme, shumë njerëz rezervojnë udhëtime të përqendruara në kujdesin për veten për të rizbuluar stilin e jetës që dëshirojnë vërtet.

#6 Pushime si të pasurit

Me rritjen e kostos së jetesës, njerëzit në vitin 2024 përdorin truke për të kursyer para, por në të njëjtën kohë, ata kënaqen me luksin për të përjetuar emocionin e udhëtimit si të pasurit, qoftë edhe për një moment. Këta persona duan të duken të pasur.

#7 Miqësorë me mjedisin

Këta njerëz preferojnë vende me arkitekturë dhe me fokus mjedisin. Ata zgjedhin vendet që kontribuojnë në ruajtjen në mënyrën më të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme të mjedisit./E.Ç

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV