KQZ për kryebashkiakun e Kuçovës: “Nuk ka një shkak ligjor që t’i ndërpritet mandati”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk i ka hequr mandatin kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

“Nuk ka një shkak ligjor që kryetarit të Bashkisë Kuçovë t’i ndërpritet mandati”, u shpreh kryekomisioneri Ilirjan Celibashi.

Çështja ndaj kryebashkiakut të Kuçovës u shqyrtua pasi Kreshnik Hajdari nuk ka deklaruar në formularin e Dekriminalizimit një dënim në vitin 1999 nga Gjykata e Janinës për kalim të paligjshëm të kufirit.

Kreshnik Hajdari, i cili ishte i pranishëm në mbledhjen e KQZ së bashku me avokatin e tij Theodhori Sollaku, nëpërmjet mbrojtësit të tij ligjor pretendoi se nuk kishte shkak për ndërprerjen e mandatit pasi në vitin 1999 ka qenë i mitur dhe nuk ka patur dijeni për një vendim gjyqësor nga pala greke.

Por për avokatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ligji i Dekriminalizimit është i qartë, që mandati duhetj ndëprerë pasi vendimi i formës së prerë duhet deklaruar në formularin e vetëdeklarimit, gjë që nuk ka ndodhur./O.S

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV