“500 dollarë për 1 vrasje”, gazetari: Vendi ku jeta vlen shumë pak

Gazetari i kronikës, Eni Ferhat tregoi në emisionin Now në Euronews Albania se nga informacionet që ka polica në Ekuador mund të gjesh personazhe nga çdo krahinë e Shqipërisë.

Ai tregoi se shqiptarët e zhvendosur atje kanë krijuar familje dhe rrjetin e tyre dhe çdo shqiptar që tenton të bëhet pjesë e rrjetit ekzekutohet.

Ai u shpreh se shqiptarët që merren me aktivitet kriminal në Ekuador, kanë krijuar familje me gra vendase atje. Ai theksoi se niveli i jetesës është shumë i ulët atje, dhe një vrasje kushton ga 300 deri në 500 dollarë.

“Në portin e Durrësit çdo kontejner që vjen nga Amerika Latine cilësohet me risk të lartë dhe kontrollohet. Nga informacionet që ka polica në Ekuador mund të gjesh personazhe nga çdo krahinë e Shqipërisë, gjen nga Elbasani, Dibra që janë rezidentë atje. Janë zhvendosur atje, kanë krijuar familje kryesisht me gra vendase. Niveli i jetesës atje është shumë i ulët dhe një vrasje me pagesë kushton 300-500 dollarë”, tha gazetari./e.t