GJKKO dorëzon dosjen në Gjykatën e Apelit për Berishën e dhëndrin e tij, ja çfarë pritet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Shkallës së Parë ka dorëzuar në Gjykatën e Apelit ankimimet e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, të cilët kërkojnë shuarje të masës së sigurisë.

Një ditë më parë, avokatët mbrojtës të ish- kryeministrit Sali Berisha dorëzuan në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme ankimimin e plotë ku kundërshtohen vendimet për masën e sigurimit personal “detyrim me paraqitje” dy herë në muaj për Sali Berishën.

Ish-kryeministri Sali Berisha, që po hetohet për privatizimin e ish-Kompleksit Sportiv “Partizani”, nuk e njeh vendimin e GJKKO-së për “detyrim paraqitje” dhe nuk është paraqitur në SPAK, pavarësisht lajmërimeve nga Prokuroria e Posaçme.

Javën e kaluar, përmes avokatëve mbrojtës, ai kërkoi shuarjen e masës “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, por GJKKO e rrëzoi këtë kërkesë.

Të njëjtën kërkesë për shuarje ose zbutje mase kanë dërguar edhe avokatët e Jamarbër Malltezi, i cili është i dyshuar për korrupsion pasiv. /O.S

Të fundit

Bota përjeton majin e dytë më të nxehtë të regjistruar ndonjëherë

Ky maj ishte i dyti më i ngrohtë në botë i regjistruar ndonjëherë, i tejkaluar vetëm deri në maj...

U zgjodh Kryepeshkop, Fortlumturi Joani vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë njofton se nga 13 deri më 17 qershor 2025 Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë...

Gjykata vendos: Tarifat e Trump mbeten në fuqi sa të përfundojë procesi i apelimit

Gjykata Federale e Apelit në Uashington i lejoi sot Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të mbajë në fuqi paketën e...

Do të kandidoni për kryeministër edhe në 2029?/ Ja si përgjigjet Berisha

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi sërish sot gjatë një konference për shtyp nga selia blu atë që ai e quan farsë elektorale në...

“Janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar”/ Berisha nuk njeh limite pas humbjes

Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka deklaruar se janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtar të zgjedhjeve, sipas tij, nga kryeministri Edi...

Lajme të tjera

Web TV