Plagosi kryebashkiakun e Divjakës/ Prokuroria dërgon për gjykim Orgen Xhelilin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim Orges Xhelilin, autorin e plagosjes së ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Ngjarja ndodhi më 11 nëntor të vitit të kaluar, ku Xhelili, ish-punonjës IT i bashkisë së Divjakës, plagosi me thikë Kokoneshin dhe shoferin e tij.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal Nr.694, viti 2022, ka dërguar në gjyq të pandehurin O. Xh., i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja e funksionarëve publikë” e mbetur në tentativë, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79/a e 22, 88/1 dhe 279/2 të Kodit Penal.

Ky shtetas, për motive të dobëta ka goditur me armë të ftohtë ish-Kryetarin e Bashkisë Divjakë shtetasin F.K, duke i sjellë dëmtime që kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit.

I pandehuri O. Xh, në të njëjtën kohë ka goditur shtetasin G.B., (shoferi i shtetasit F.K), i cili ka ndërhyrë për të ndaluar sulmin dhe nga goditja ai ka marrë dëmtime të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në çastin e shkaktimit”./E.T

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV