Ngjela zbulon shifrën e “çmendur”/ Rama duhet të kërkojë qira për marrëveshjen me Italinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se marrëveshja e emigrantëve me Italinë nuk mund të bëhej nëse Shqipëria nuk do të merrte qira nga vendi fqinj për territorin që do të ofronte.

Komentet Ngjela i bëri në Euronews Albania, ku tha se për marrëveshjen dhe territorin e ofruar, Shqipëria mund të kërkonte edhe 1 miliardë dollarë.

Ai shtoi gjithashtu se qeveria e ka të drejtën të japë territore të vendit me qira, por Rama mund ta ketë bërë këtë marrëveshje falas kundrejt Italisë, pasi sipas tij, kryeministrit i duket vetja pronar i Shqipërisë.

“Po Rama pse se kërkon qiranë për tokën që do të jepet për emigrantët. E di se e ka pronën e vetë, por në të vërtetë prona është e shqiptarëve. Këto nuk merren nga një kryeministër, në funksion të korrupsionit.

Ju duhet ta pyesni pse nuk kemi marrë qeranë për tokën që ofron Shqipëria për emigrantët. Ai ka ardhur është instaluar në territorin tënd. Sa do paguaj? Edhe një miliard dollarë. Rama nuk flet me koncept juridik, mendon meqë është kryeministër ka pronë të tij Shqipërinë.

Nuk e dimë se si është kontrata, ata mund të rrinë atje si në kamp, mund të mos hyjnë në shtet. Prandaj duhet të keni kulturë juridike zonjë. Kontrata mund të ketë 40 dispozita. Kur të vijë marrëveshja flasim. Mendimi im është se nëse Rama merr para dhe e ka lëshuar territorin, është në favor të Shqipërisë.

Ky është kryeministër, ka të drejtë të japë qiramarrje, por nuk mund ta japë falas. Ma jepni nenin e Kushtetutës që shkelet nëse mendoni se shkelet. Është në kompetencë të qeverisë. Edhe Italia të ka mbajtur 600 mijë shqiptarë atje”, tha Ngjela./e.t

Të fundit

Argita Malltezi merr drejtimin e PD? Deputeti: “Çfarë ka? Bravo i qoftë!”

Deputeti i Kuvendit Dashnor Sula foli sot në “Breaking” në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike, pas humbjes në...

KQZ numëron fletët e votimit në 229 kuti në të gjithë Shqipërinë, çfarë u vu re?

Në magazinën qendrore të KQZ-së në Vaqarr u hapën këtë të enjte 229 kuti votimi nga 11 qarqe të vendit. Të parat u hapën kutitë...

Kuvendi miraton me 71 vota pro ndryshimet në buxhetin e vitit 2025

Kuvendi ka miratuar këtë të enjte ndryshimet në buxhetin e vitit 2025. Në seancën e sotme plenare akti normativ u miratua me 71 vota...

‘Bukë, zemër dhe pak kripë’, Tirana mikpret festivalin ndërkombëtar të arkitekturës

Festivali 'Bukë dhe zemër dhe pak kripë' do të startojë mëngjesin e së premtes 6 qershor në Tiranë. Arkitektë të suksesshëm nga e gjithë...

Çfarë ndodhi jashtë kuvendit? Qytetarët tentojnë të mbyllin deputetët brenda

Për herë të 27 deputetët iu drejtuan Kuvendit të kosovës me qëllim konstituimin e tij. Mirëpo kësaj radhe disa qytetarë ishin mbledhur në hyrje...

Lajme të tjera

Web TV