“Po ku ka si ti o Shqipëria ime”/ Slogani që do shoqërojë Kombëtaren në Gjermani

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria e futbollit ia doli dje me barazimin 1-1 në Moldavi që të sigurojë edhe zyrtarisht kualifikimin për në Europianin e Gjermanisë. Verën që vjen vëmendja do jetë te kuqezinjtë, që për të dytën herë në histori kalojnë në këtë turne. Pas “Francë 2016”, tanimë Shqipëria e futbollit duket se ka ambicie të tjera, pse jo për të dalë edhe nga grupet.

Pas zyrtarizimit të kualifikimit, është mësuar edhe fraza që do shoqërojë ekipin në “Gjermani 2024”. Shprehja “Po ku ka si ti o Shqipëria ime” do shoqërojë ekipin, teksa bluza e kuqe do ketë edhe mbishkrimin e frazës.

Fjalët janë huazuar nga teksti i këngës “Rrjedh në këngë dhe ligjërime”, me tekst të Gjok Becit, muzikë të Fein Ibrahimit dhe kënduar nga Vaçe Zela në dhjetor 1980.

Teksti i këngës:

E i fortë po shndrit ai diell
dhe burimi këngët lugjeve i përcjell.
E i fortë po ngroh ky diell
edhe trimat nëpër mend mi sjell
mi përkdhel.

Nga ky diell i kohës sime
shndrisin shekujt në agime
dhe naganti i shqiptarit zjarr flakëron!

Po ku ka si ti o Shqipëria ime
o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime
ballëlarta me flamur!

E i fortë po bien ai tel
dhe lahuta tingujt mi çon larg
i përcjell.
E flakë po nxjerr ai tel
edhe trimat nëpër mend mi sjell
m’i përkdhel.

Nga ky zë i tokës sime
flasin shekujt me gjëmime
edhe krisma e shqiptarit rrjedh
brez më brez.

Po ku ka si ti o Shqipëria ime
o fisnikja përmbi gur.
Rrjedh në këngë e ligjërime
ballëlarta me flamur!

Të fundit

Si të largoni insektet dhe fluturat e ushqimit në vetëm disa hapa

Një nga problemet më të mëdha të çdo amvise janë fluturat e ushqimit që pushtojnë çdo cep të dollapëve...

Bitcoin arrin nivelin më të lartë historik me mbi 109 mijë dollarë

Bitcoin, kriptomonedha më e popullarizuar në botë, u rrit në një nivel rekord sot, duke arritur në 109,499.76 dollarë, për shkak të optimizmit në...

Profesionet e 140 deputetëve të rinj në Parlament, dominojnë ekonomistët dhe juristët

Në seancën konstituive të parlamentit të ri më 8 Shtator për herë të parë do të betohen 67 deputetë të rinj. Pjesa tjetër rikthehen për...

Emigranti u vetëvra sapo u kthye nga Gjadri, mediat italiane: Kishte frikë…

Mediat italiane i kanë kushtuar vëmendje vetëvrasjes së një emigranti maroken në burgun e Torinos i sapokthyer nga kampi i Gjadrit në Shqipëri, ku...

Gjermania i kërkon Shqipërisë të punojë më fort për t’u anëtarësuar në BE

Shqipëria është në miljet e fundit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas Francës, edhe Gjermania mbështet “ëndrrën europiane të qeverisë shqiptare” për...

Lajme të tjera

Web TV