“The Miss Globe” Shqiponja pa gjini, performanca Elton Ilirjanit jehonë në SHBA

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Paraqitja e parë skenike e modelit ndërkombëtar, Elton Ilirjani, në Shqiperi në The Miss Globe në Durrës pati jehone në SHBA dhe sidomos në publikun shqiptar.

Performanca e tij iu dedikua Moikom Zeqos, poliglotit shqiptar. Eltoni erdhi në skenën e The Miss Globe me një paraqitje mistike, folklorike, moderne dhe pa gjini në të njëjtën kohë. Një malësor dhe malësore në të njëjtën kohë.

Krahë shqiponje dhe make up unik, flokët në vazhdim të unicitetit pa gjini. Folklor i servirur mistikisht pa gjini. Performancë e paparë në skenat shqiptare dhe më gjerë. Risia sillte gjithashtu ndërthurjen e tirqeve me xhubletën dhe një gjoks manekine gjysmë femëror dhe gjysmë mashkullor.

Shikimi skenik i Elton Ilirjani u shoqërua me duartrokitje në sallë. Veshja ishte përgatitur nga stilistja shqiptare Lilo dhe grupi nga make up artistja Mirela Baçi. /O.S

 

Të fundit

Zelensky ironizon gazetarin për veshjen: Ti dukesh njësoj!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u komplimetua për veshjen e tij në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me Presidentin...

Macron: Takimi duhet të pasohet nga një takim katërpalësh me Evropën

Një takim katërpalësh me Evropën duhet të pasojë takimin trepalësh me Vladimir Putinin. Presidenti francez Emmanuel Macron e tha këtë sot, duke theksuar se...

Vdekja e pacientit, policia merr në pyetje dentistin në Devoll

Policia e Korçës ka reaguar pas vdekjes së 59-vjeçarit menjëherë sapo doli nga klinika dentare ku kishte mbushur dhëmbin. Sipas raportimeve, policia ka shoqëruar...

Merz dhe Macron kërkojnë armëpushim para takimit Putin-Zelensky

Kancelari gjerman Friedrich Merz në tryezën e përbashkët me liderët europianë, kreun e NATO-s dhe presidentët Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ka kërkuar një...

Trump në sy të Zelenskyt: Tani do marr Putinin në telefon dhe…

Presidenti i SHBA, Donald Trump, deklaroi para gazetarëve gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë se menjëherë pas këtij...

Lajme të tjera

Web TV