Sofia Vergara flet për divorcin: Kam kaluar një vit të vështirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Megjithëse është gati të hap një kapitull të ri në jetën sentimentale, sidomos pas fotove që qarkulluan ku shfaqej në shoqërinë e mjekut ortoped Justin Saliman, sërish Sofia Vergara thotë se ky nuk ka qenë aspak një vit i lehtë për të.

“Kam pasur një vit shumë interesant. Nuk dua të them i keq apo diçka të tillë, por ka qenë shumë interesant dhe njëherësh shumë i vështirë,” u shpreh ajo për People.

“Kalova një divorc këtë vit, përjetova si unë dhe shumë kolegë grevën e aktorëve që zgjati gjatë”, vazhdoi ajo. “Kam parë miqtë e mi duke u përpjekur shumë, disa duhej t’i hiqnin fëmijët nga shkollat, të tjerë kishin probleme me shtëpitë, kështu që ka qenë një vit i çuditshëm. Mendoj se çdo gjë e ka një zgjidhje, ndaj jam shumë e emocionuar për vitin që po vjen,” shton Vergara.

Sofia dhe Joe Manganiello njoftuan ndarjen e tyre në korrik dhe bën kërkesën për divorc pak ditë më pas.

“Ne kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar,” thanë ata për Page Six në një deklaratë të përbashkët në atë kohë. “Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë, teksa po përjetojmë këtë fazë të re në jetën tonë”./E.Ç

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV