Aksident i rëndë në Lezhë, përplasen 2 automjete, raportohet për të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjadër të Lezhës.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë dy automjete.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy shoferët e mjeteve, Hajri Kalaj dhe Shkëlqim Elezi, të cilët janë dërguar menjëherë drejt spitalit./   S.M