Financieri amerikan u paguan të gjithë punonjësve një udhëtim në Disneyland në Tokyo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Financieri Ken Griffin, pronar i fondit të sigurimeve Citadel LLC i ka paguar një ditë zbavitjeje në park të gjithë stafit të degëve të tij në Hong Kong, Singapor, e Sydney.

Milioneri raportohet se zbaviti rreth 1,200 punonjës me një udhëtim në parkun Disneyland në Tokyo për të celebruar përvjetorin e kompanisë.

Griffin ftoi punonjësit dhe familjarët e tyre në udhëtimin në parkun bregdetar DisneySea teksa dy kompanitë e tij celebronin 20 e 30 vjetorin respektivisht.Të gjitha shpenzimet si udhëtimi, ushqimi e zbavitjet mbuloheshin nga financieri 55 vjeçar Griffin, i cili kishte bërë gjithashtu donacione arsimi, mjekësie dhe kërkimi ekonomik, shkruan rrjeti britanik TheMirror.

Pasuria e Griffin llogaritet në 35 miliardë dollarë ndërsa një ditë në parkun e Tokios kushton rreth 70 dollarë kështu që fatura e tij do të ketë arritur mbi 100 mijë dollarë.

Ken dhe kompanitë e tij festonin suksesin në treg në një kohë kur shumë grupe financiare kanë humbur para sivjet me një rënie të biznesit prej 5%./E.Ç

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV