Investoi paratë e paligjshme të të birit në HEC-e, akuza e SPAK për Erzen Breçanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK dyshon që ish-zyrtari i policisë Erzen Breçani i investoi paratë e paligjshme të dyshuara se i kishte fituar i biri, në ndërtimin e HEC-eve.

Së paku kështu përmendet në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, që thotë për Breçanin se kishte dijeni të plotë mbi aktivitetin e paligjshëm të të birit Eralbi Breçani.

Si e dhënë e policisë përmendet aktiviteti tregtar i “HEC DRITA ENERGY” që sipas SPAK ka si administrator të riun, që vijon të jetë në kërkim.

Këto investime janë përftime të paligjshme nën mbulimin që janë financime nga kredia duke bërë të mundur shmangien nga raportimi ndaj institucioneve thuhet më tej.

Për SPAK Breçani iu ka dhënë informacione Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanin që të shmangnin komunikimet dhe çdo lëvizje që mund të sillte arrestimin e tyre.

Për Jonida Babameton pranohet se ka shpërdoruar detyrën, pasi ka kryer me dashje shkeljen e detyrës si specialist e ZQK Interpol Tirana, duke ja vendosur në dispozicion informacionin e klasifikuar Dedan Gjonit, ish-shef i Krimeve në Kombinat.

Ai këtë informacion ia ka përcjellë personave të ndryshëm në konflikt me ligjin shton SPAK, jo zyrtarisht.

Dedan Gjoni dyshohet se ishte në dijeni të plotë të qëllimeve të shtetasit Ismail Zeneli, dhe ka komunikuar intensivisht për të saktësuar vendndodhjen e vëllezërve Nela.

Në një bisedë të 24 shkurtit 2021 në bisedë thuhet “besoj se kësaj radhe jemi në shenjë. Me qetësi do e marrim tani, jemi në kohë”.

Po ata që po kërkoheshin dhe që po gjurmoheshin ishin Edmond Nela, Albert Nela dhe Silvi Nela dhe qëllimi ishte për t’i vrarë.

Personi që kryente orientimet ishte Bujar Ajeti dyshon SPAK që ilustron nga bisedat e përftuara dhe përpjekjet e të tjerëve për të trafikuar kokainë nga vendet e origjinës drejt Evropës. /O.S

Lexo edhe :  Balla i kujton demokratëve Bashën: Ju la Luli mangët!

Të fundit

Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit

Pas aksionit në kompaninë “Bankers” që për 20 vite ka shmangur taksat, ka reaguar Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ku...

Kapen 3 tonë kokainë në Ekuador! Autoritetet: I përket mafias shqiptare

Tre tonë kokainë janë sekuestruar në Ekuador, sasi e cila sipas autoriteteve i përket mafies shqiptare që është e lidhur me kartelet e drogës...

“Miku më i besueshëm i babit”, djali i Hashim Thaçit uron Ramën për ditëlindje

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë një urim të veçantë për ditëlindjen e kryeministrit Edi Rama. Ai ka bërë...

Rusia: Fundi i luftës në Ukrainë aktualisht nuk duket i mundur

Rusia thotë se arritja e qëllimeve të saj në Ukrainë me mjete diplomatike "nuk duket e mundur" për momentin. Sipas mediave të huaja, zëdhënësi i...

Telefonata me Trump, Zelensky: Do ta mbrojmë qiellin tonë së bashku me SHBA

Presidenti i SHBA dhe ai ukrainas zhvilluan një bisedë telefonike, që u cilësua si mjaft e rëndësishme nga zyra e Zelenskyt. Presidenti ukrainas shkroi pas...

Lajme të tjera

Web TV