Zonja e Parë e Koresë së Jugut shtang britanikët, 51 vjeçarja duket si 30

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zonja e Parë e Koresë së Jugut Kim Keon-hee ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar ku ajo dhe bashkëshorti i saj Yoon Suk-geol po priten nga Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla. Por ajo që ka shkaktuar bujë në rrjetet sociale është se zonja Hee, ish-drejtuese e një kompanie të organizmit të ngjarjeve artistike, është 51 vjeçe dhe duket të paktën 20 vite më e re.

Duke folur për Femail, një dermatologe kozmetike zbuloi se “pamja e jashtëzakonshme e zonjës Kim që sfidon moshën” mund t’i atribuohet një kombinimi trajtimesh të ndryshme.

Dermatologia Einas Mousa tha: “Fillers dhe botox përdoren për të arritur një pamje më të freskët pa pasur nevojë për kirurgji. Këto trajtime mund të ndihmojnë në zbutjen e linjave të holla dhe rivendosjen e volumit, duke i dhënë një pamje natyrale rinore.”

Pamja shkëlqyese e Hi i detyrohet edhe “makijazhit minimal” që përdor, por edhe kujdesit shumë të mirë që bën për lëkurën e saj.

“Çehrja e ndritur e Zonjës së Parë mund të jetë rezultat i një rutine të veçantë të kujdesit të lëkurës, ndoshta duke përfshirë kozmetikë të nivelit mjekësor dhe produkte të avancuara të kujdesit të lëkurës. Përveç trajtimeve profesionale, faktorët e stilit të jetesës si dieta e ekuilibruar, stërvitja e rregullt dhe hidratimi i duhur luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e një pamjeje rinore”, tha Einas.

Kim Keun Hee përdor grim minimal, duke theksuar sytë dhe buzët e saj. Flokët e saj janë gjithmonë të stiluar thjesht në mënyrë që të mos shpërqendrohen dhe të mos mbulojnë fytyrën që shkëlqen./E.Ç

Të fundit

Delvina në flakë/ Dëshmia e banorëve: Situatë apokaliptike, po digjen shtëpi

Vijon të jetë kritike situata nga zjarri në rrethinat e qytetit të Delvinës. Ndërsa Report Tv ka siguruar pamje nga...

Liberius, gjenerali i Romës që krahasohet me Cesarin dhe Napolon Bonapartin

Petrus Marcellinus Felix Liberius (rreth vitit 465–554) ishte një aristokrat romak i periudhës së vonë, i cili shërbeu për rreth shtatë dekada në poste...

Horoskopi ditor, 13 Gusht 2025

Dashi Ndikimi i planetëve do jete mjaft pozitiv sot. Do ndiheni mjaft mire ne krahët e atij qe dashuroni dhe çdo gjë do shkoje ashtu...

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria për protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë Reagimi të Shpejtë për Trazirat Civile të Brendshme” të përbërë nga qindra trupa të Gardës...

“Zelensy mund të tërhiqet nga Donetsku, po i bën presion Trump”

Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë mundësinë e tërheqjes së forcave nga zonat e Donetskut që ende mbahen nën kontrollin e tyre, në rast se rritet...

Lajme të tjera

Web TV