Komenti i North West për veshjen e Pete Davidson në ‘Met Gala 2023’ bën xhiron e rrjetit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

North West ka pritshmëri të mëdha.
Fëmija më i madh i Kim Kardashian dhe Kanye West mund të jetë vetëm 10 vjeç, por ajo tashmë ka disa mendime si një e rritur për modën.

Ajo nuk përmbahet kurrë – dhe askush nuk ishte i sigurt nga syri i saj kritik gjatë ‘Met Gala 2023’ në maj.

Në episodin e së enjtes të “The Kardashians” në Hulu, North i komentoi të gjithë, përfshirë ish-të dashurin e mamasë, Pete Davidson.

Ajo e ndoqi eventin me kushërirën e saj Penelope, dhe dha komentin e saj për tapetin e kuq, i cili nderoi të ndjerin Karl Lagerfeld, duke thënë se e “urren” veshjen ‘Fendi’ të Davidson. Look-u i ish-yllit të “SNL” përfshinte një kapele, pallto të gjatë dhe pantallona lëkure ngjyrë vjollcë.

“Do të shkosh në Met Gala, Pete. Jo te stacioni i karburantit,” u tall North.

“Gjithçka që North dëshiron të bëjë është të vlerësojë veshjet e njerëzve dhe asaj i pëlqen të kritikojë,” tha Kardashian në një rrëfim. “North është si Joan Rivers i ri nëse më pyet mua. Dhe nuk mund ta marrësh seriozisht, të tallesh nga një 10-vjeçar, kështu që unë nuk e bëj kurrë, por më thumbon pak.”

Në një pjesë të episodit, Kim tha: “North nuk gënjen, dhe kjo është e mahnitshme. Unë po përpiqem t’i mësoj asaj se nuk keni nevojë sulmoni njerëzit pa asnjë arsye. Ka një mënyrë për ta zbutur atë dhe për të mos lënduar njeri.”/E.Ç

Të fundit

14 qershor 1907 Norvegjia i jep grave të drejtën e votës

Lëvizja për të drejtat e grave në Norvegji lindi nga fundi i shekullit XIX, si pjesë e valës europiane...

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin e mbështetjes që nga fillimi...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Lajme të tjera

Web TV