Për një arsye të fortë, ky qytet në Suedi nxit njerëzit të përshëndesin njëri-tjetrin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komunikimi është një nga elementet kyç i cili ose prish ose ndreq marrëdhënien mes njerëzve, por në këtë rast do të flasim për komunikimin i cili synon të ngrohë zemrat e gjithë qytetarëve.

Një qytet i ftohtë në Suedinë veriore po nxit një sjellje humane për banorët në mënyrë që të ndikojë për mirë në psikologjinë e tyre dhe në rritjen e humorit. Qyteti Luela, një vend që numëron rreth 80.000 banorë synon të ngrohë marrëdhëniet e njerëzve vetëm nëpërmjet një fjale të mirë, “Säg hej” ose “Përshëndetje”.

Luela është i vendosur thellë në veri, e për pasojë njerëzit që jetojnë atje shohin shumë pak diell gjatë muajve të dimrit, por nëse njerëzit ruajnë komunikimin me të njohur a të panjohur, mungesa e rrezeve të diellit nuk do të ndjehen shumë. Kështu e kanë përcaktuar drejtuesit e fushatës.

“Të thuash përshëndetje i bën njerëzit të ndihen më rehat dhe të ndihen të sigurt, është diçka që ne të gjithë mund ta bëjmë dhe do të ndihemi më mirë me njeri- tjetrin”, u shprehën ata.

Fushata “Säg hej” ka filluar më 31 tetor, që përveçse në botë njihet si dita e Halloween, në Suedi është edhe “Dita e fqinjëve.”

Për këtë fushatë është përgatitur një film inkurajues, që njerëzit përshëndesin kalimtarët dhe është shfaqur në shkolla, autobusë dhe vende publike. Filmi tregon një burrë që kalon pranë një gruaje duke pushuar në një stol parku dhe duke i thënë “hej”, ajo fillimisht shtanget, por më pas fillon të buzëqesh.

A nuk është një ide e shkëlqyer për t’u praktikuar edhe në vendin tonë?/E.Ç

Të fundit

Lefter Maliqi paralajmëron: Opozita do të nisë protesta pa ndalim

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në një intervistë për News24 se opozita po përgatitet për një sezon të ri...

Velipojë/ Dallgët rrezikuan jetën e tre personave, ndërhyn policia

Policia e Velipojës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka shpëtuar tre persona që rrezikonin të mbyteshin në det. Sipas njoftimit të policisë, tre pushuesit kishin...

Shqiptarët refuzojnë të bëjnë dasmë! Pse po ndodh ky fenomen?

Shqiptarët po martohen më pak e rrjedhimisht po bëjnë më pak dasma. Kjo traditë e vjetër po shuhet ngadalë. E kundërta po ndodh me...

Fier, makina përplaset me murin rrethues të një banese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Ndërnënas të Libofshës. Një automjet tip “Citroen” pasi ka humbur kontrollin është përplasur...

Tudor shpreh pakënaqësite: “Kjo merkato të çon drejt çmendjes”

Igor Tudor shpreson që të ndryshojnë sa më shpejt rregulloret për merkaton e transferimeve, pasi sipas tij, është e pakuptimtë që të luhet ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV