Kina më afër Europës, bën lëvizjen urgjente ndaj 5 shteteve anëtare të BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pekini ka njoftuar se do të lejojë hyrjen pa viza në vend të shtetasve të Francës dhe katër anëtarëve të tjerë të Bashkimit Europian. Ky vendim u njoftua gjatë një vizite të ministres së Jashtëm franceze ne Pekin.

Misioni i Catherine Colonna është përpjekja më e fundit e një fuqie evropiane për të trajtuar marrëdhëniet e tensionuara të cilat janë shkak i mosmarrëveshjeve tregtare midis Brukselit dhe Pekinit.

Kina njoftoi vendimin të premten, teksa shprehu edhe përpjekjen për të inkurajuar më shumë njerëz të vizitojnë vendin për biznes gjithashtu edhe për turizëm.

Nga 1 dhjetori, qytetarët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Holandës dhe Spanjës do të lejohen të hyjnë në Kinë deri në 15 ditë pa vizë. Vendimi është shtrirë edhe në Malajzi, dhe është një ofertë e cila do të zgjasë për një vit./E.T

Të fundit

Situata në Gaza, prifti: 450 refugjatët e kishës Sacra Famiglia, në gjendje dramatike

Mesazhi i fundit nga prifti Gabriel Romanelli titullohet qartë: “Të qajmë dhe të lutemi”. Në qytetin e Gazës, situata...

Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

I frymëzuar nga një mutacion i rrallë gjenetik, një ekip kërkimor ka testuar një terapi te minjtë dhe hamsterët që ofron mbrojtje kundër çdo...

Shpella e Spilesë, Tare i përgjigjet Blendi Gonxhes: Mos u tallni me taksapaguest

Reagimi i MEKI-t për një shkrim modest timin mbi gjendjen faktike të Shpellës së Spilës më bëri të mendoj se ky institucion e kishte...

Gazetari gjerman: 6 mësime nga udhëtimi me makinë në Shqipëri

Nga Teseo La Marca, DIE WELT Katër orë në një rrugë me gropa që duken si kratere nga granatat. Asfalt ose është i pabarabartë, ose nuk...

Kodi Rrugor duhet ashpërsuar dhe zbatuar…

Nga Eduard Zaloshnja Kam botuar 63 artikuj shkencorë në SHBA rreth plagosjeve/vdekjeve jonatyrale. Treçereku i tyre kanë qenë rreth plagosjeve/vdekjeve rrugore. Kushtet e rrugëve dhe...

Lajme të tjera

Web TV