5 arsye pse njerëzit “ngecin” në një lidhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A kanë marrëdhëniet një afat skadence? Ne shpesh i lëmë gjërat të zvarriten shumë më gjatë sesa duhet, edhe kur kuptojmë se një marrëdhënie nuk po na bën mirë.

Një pjesë e këtij procesi përfshin nxjerrjen e justifikimeve që nuk na lënë të ndahemi. Megjithatë, nëse na duhet të gjejmë justifikime për të qëndruar në një lidhje, shanset janë që tashmë ka marrë fund.

Sipas psikoterapistëve, 5 janë “justifikimet” kryesore që gjejnë njerëzit për të “ngecur” në një lidhje:

Ndihesh fajtor

“Faji nuk duhet të jetë kurrë arsyeja kryesore që ju qëndroni në çdo marrëdhënie”, paralajmëron Aldrich Chan, psikolog dhe neuropsikolog. “Të ndihesh fajtor për përfundimin e marrëdhënies ose të besosh se i detyrohesh diçka partnerit mund të çojë në një lidhje të gjatë toksike”, shton ai.

Keni frikë nga vetmia

Ju e dini se duhet të jeni me një person sepse ju dëshironi, jo vetëm sepse ke frikë të jesh vetëm. Frika nga vetmia  shpesh i shtyn njerëzit të qëndrojnë së bashku, por kjo mund të çojë në pakënaqësi dhe refuzim të njëri-tjetrit. Të mësosh të jesh i lumtur me veten është e rëndësishme përpara se të kërkosh shoqëri.

Ka presion social

Është e rëndësishme të mos e bazoni arsyen tuaj për të qëndruar në një marrëdhënie tek ajo që thonë njerëzit e tjerë. Vendimi për të qëndruar së bashku për shkak të presioneve të jashtme, të tilla si famija, normat sociale ose frika nga kriza financiare, nuk është një bazë e shëndetshme për një marrëdhënie. Kjo duhet të bazohet në ndjenjat dhe dëshirat tuaja, jo në atë që mendojnë të tjerët.

Keni frikë nga ndryshimi

Frika nga ndryshimi tenton t’i pengojë njerëzit të largohen nga një marrëdhënie, ashtu si frika nga vetmia. Ndryshimi mund të jetë i frikshëm në fillim dhe disa njerëz qëndrojnë në një lidhje thjesht sepse kanë frikë nga e panjohura. Por nëse keni shumë frikë të largoheni nga zona juaj e rehatisë, mund të ngecni në një marrëdhënie që nuk është e shëndetshme për ju.

Lexo edhe :  Ja çfarë duhet të dini nëse doni të investoni në startup-in e ri të AI të Mira Muratit!

Varësia financiare

Lidhjet financiare mund ta bëjnë shumë të vështirë largimin nga një marrëdhënie stresuese. Është e rëndësishme të ndjekësh pavarësinë financiare, në mënyrë që të mund të marrësh vendime për marrëdhënien dhe jetën tënde bazuar në faktorë emocionalë dhe jo në faktorë financiarë./O.S

Të fundit

Akuza të reja kundër Princit Andrew, dalin regjistrime të bisedave me të mitur

Një biznesmen amerikan me lidhje me familjen mbretërore britanike është regjistruar fshehurazi duke bërë akuza në lidhje me marrëdhënien...

Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini dhe një histori me shumë të panjohura

Foshnje me uniforma në Rusi, fëmijë të vegjël në tanke kartoni, nxënës të shkollave fillore në makina. Edhe para paradës së madhe ushtarake në...

Elektorati gri është problemi

Nga leonard Veizi A e kanë ndarë mendjen shqiptarët se për kë do të votojnë? Në ditët e fundit para votimeve, gjallëria politike rritet si në...

A ka Papa Leo XIV ndonjë lidhje me presidentin Trump? Ja çfarë dihet

Zgjedhja e Robert Francis Prevost si Papa Leo XIV ka ngjallur entuziazëm në Shtetet e Bashkuara. Mediat italiane raportojnë se presidenti ka shprehur publikisht...

KQZ ndalon reklamat elektorale pa emrin e subjektit politik

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka vendosur ndërprerjen e menjëhershme të transmetimit të të gjitha reklamave elektorale që nuk tregojnë qartë se cili...

Lajme të tjera

Web TV