Shpërblimi i fundvitit, shpërndarja e pagesës 5 mijë lekë do të nisë nga 1 dhjetori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërblimi i fund-vitit për përfituesit e pensionit, në vlerën e 5 mijë lekëve do të nisë të shpërndahet  prej 1 dhjetorit.

Bonusin do mund ta marrin bashkë me pagesën mujore të pensionit rreth 687 mijë qytetarë, 585 mijë e 809 në zonat urbane dhe 101 mijë e 114 në ato rurale.

Shpërndarja e pagesës do të bëhet sipas grafikut të zakonshëm, pra në datat kur të moshuarit apo kategoritë e tjera të përfituesve tërheqin pensionin.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore tregon se tërheqja e pagesës mund të bëhet edhe pas datës 31 dhjetor, madje deri në tre vite pas kësaj date.

Shpërblimi i fundvitit, shpërndarja e pagesës 5 mijë

Fondi në dispozicion për bonusin e këtij viti është në vlerën e 3.5 miliardë leheve, ndërsa në 2024-n shuma do të rritet në 3.6 miliardë lekë.

Prej vitit 2022, shpërblimi i fundvitit është përcaktuar si zë i veçantë buxhetor, pa pikëpyetje nëse do jepet apo jo siç ishte më parë.

Shpërblimi i fundvitit, shpërndarja e pagesës 5 mijë

Ndërkohë, pas marrjes së bonusit, të moshuarit në vend do të duhet të presin tetorin e vitit të ardhshëm për të marrë ca para më tepër në pensionin e tyre mujor.

Bazuar në ecurinë e deritanishme dhe parashikimet për vijimin për inflacionin, pensionistët do të marrin edhe më pak para’ nga sa përfituan në indeksimin e fundit, atë të muajit tetor./ S.M

Të fundit

Takim surprizë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump pret skuadrën e Juventus

Delegacioni i Juventus, i udhëhequr nga Presidenti i Stellantis dhe CEO i Exor, John Elkann, së bashku me trajnerin...

19 qershor 1862/ Kongresi amerikan ndalon skllavërinë në territoret federale

Në 19 qershor 1862, Kongresi i Shteteve të Bashkuara miratoi një ligj që ndalonte skllavërinë në të gjitha territoret federale që nuk ishin ende...

Rreziku nga lufta Izrael-Iran, Këshilli i Sigurimit të OKB thërret mbledhjen emergjente

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të premten më 20 qershor në New York,...

Horoskopi ditor, 19 Qershor 2025

Dashi Vijoni të jeni të tensionuar. Shumë prej jush po mendojnë për jetën familjare, me ndonjë shqetësim më shumë, por natyrisht çdo situatë është ndryshe....

3500 euro për letrat greke! Shoferi i autobusit si “agjenci punësimi”

Megjithëse është vetëm shofer dhe s’ka agjenci punësimi, Vango Zoto i mori një familje nga Delvina 3500 euro për t’ia çuar djalin në...

Lajme të tjera

Web TV