Margot Robbie tregon pse nuk do të ketë një film “Barbie 2”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Filmi “Barbie” mund të mos ketë një vazhdim.

Margot Robbie, aktorja protagoniste dhe producentja e filmit mendon se nuk do të ketë një pjesë të dytë të filmit hit të verës. “Mendoj se i dhamë të gjitha te ky film. Ne nuk e krijuam që të ishte një trilogji apo diçka e tillë. Greta Gerwig dha gjithë energjinë në këtë film kështu që s’e imagjinoj se çfarë do vinte më pas”, tha ajo për Associated Press.

Filmi ndjek udhëtimin e kukullës ikonike në botën e vërtetë pasi ajo nis të mos funksionojë më, i shfaqet celulit dhe mendon për veten ndërkohë që jetonte në tokën e Barbieland.

“Mendoj se më thelbësorja për mua është se filmat origjinalë mund të jenë një sukses. Nuk ka nevojë për një prolog apo një vazhdim. Mund të jetë tërësisht origjinal. Mund të jetë i suksesshëm duke i dhënë buxhetin e madh për të qenë i tillë”.

Robbie sqaroi edhe kritikat e të paturit kryesisht frymë femërore në film. “Kjo nuk do të thotë se filmi nuk do t’i arrijë të gjithë parametrat, gjë që është një koncept i gabuar që njerëzit kanë ende. Kështu që është e rëndësishme që ‘Barbie’ ia doli”, shtoi ajo.

Filmi ka arritur më shumë se 1.4 miliardë fitime në rang global dhe ka shkurorëzuar “Harry Potter and the Deathly Hallows Part 2” si filmin më fitimprurës të Warner Bros./E.Ç

Të fundit

Integrimi në BE, Rama: Synojmë që të gjithë grupkapitujt të jenë mbyllur brenda 2027

Nga një konferencë të përbashkët për shtyp me Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim dhe Radosław Sikorsi, Ministër i Punëve...

“Krijoi monopol”, gjykata mund të detyrojë Zuckerberg që të shesë Instagram

Një gjykatë amerikane në Uashington mund të sjellë telashe serioze për gjigandin e rrjeteve sociale, META. Departamenti për mbrojtjen e konsumatorit dhe konkurrencës në Shtetet...

Humbi kontrollin e motomjetit, vdes 16-vjeçari në Shkodër

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 18:20, në vendin e quajtur “Stom Golem”, dyshohet se një i mitur 16-vjeçar, duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin mbi...

Kallas paralajmëron vizitë në Kosovë dhe Serbi, kërkon vazhdim të dialogut

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë të ditur se do ta vizitojë Kosovën dhe Serbinë dikur gjatë muajit të ardhshëm. Pas...

PD ngre shqetësime për dokumentacionin e diasporës, tërhiqet pas sqarimit të KSHZ

Ndërsa fletët e para të votimit për zgjedhësit në diasporë janë nisur sot drejt tyre, Partia Demokratike është ankuar te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV