Parada për 28 Nëntorin/ Seferi jep detaje për aktivitetet: Do jetë ditë fantastike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tirana është gati për të festuar 111-vjetorin e Pavarësisë. Nesër në kryeqytetin shqiptar do të mbahet parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat shqipfolëse. Në një intervistë për  mediat, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Andi Seferi, ka dhënë më shumë detaje rreth aktiviteteve që do të mbahen në kuadër të kësaj dite historike festive.
 

Andi Seferi, nënkryetar i Bashkisë Tiranë: Falë edhe organizatës nga New York “Rrënjët shqiptare”, të cilët kanë një traditë të bukur që e festojnë në një nga sheshet e New Yorkut, erdhi kjo ide që “pse mos ta festojmë së bashku në kryeqendrën e Shqiptarisë?”, por tanimë kjo të mos jetë thjeshtë një e thënë por një vend fizik ku të mblidhemi të gjithë së bashku për të festuar këtë ditë të madhe. Pikërisht, do të jetë sonte në mbrëmje startimi i këtij eventi të madh, ku rreth 150 kryetarë bashkish dhe komunash nga trevat shqipfolëse, por edhe nga diaspora.

Do të jenë edhe 47 kryetarë komunash arbëreshe, të cilët vijnë për herë të parë për të festuar. Sonte do të jetë bashkim i këtyre kryetarëve që do të festojnë në Pallatin e Brigatave në pritjen që Veliaj jep për hapjen e këtyre ditëve festive. Nesër do të jetë një ditë fantastike. Do të jenë mbi 200 ansamble, grupe të ndryshme, sportistë që do të vijnë, do të jenë grupime, shoqata të cilët do të demonstrojnë traditat e të gjitha trevave shqipfolëse. Takimi i parë do të bëhet tek sheshi “Nënë Tereza” për të ju bashkuar të gjithëve në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” e deri tek sheshi “Skëndërbej”. Kjo paradë do të zgjasë rreth 2-3 orë dhe në fund fare do të bëhet një ngritje simbolike e flamurit. Edhe mbrëmja e datës 28 Nëntor do të sjellë “Festivalin e Gjirokastrës” në sheshin “Skëndërbej”, ku do të jetë një shfaqje gjigante dhe një pjesëmarrje masive.

Përsa i përket datës 29, do të bëhen ceremonitë zyrtare. Pasdite vonë kur fillon kremtimi i Natës së Bardhë do të jetë një koncert në sheshin “Skëndërbej” me këngëtarët më në emër, duke filluar nga Noizy, Mc Kresha, Kida, Samanta Karavella, Ylli Limani dhe shumë të tjerë të cilët do ta jetëzojnë këtë festë akoma dhe më tepër./O.S

 

 

Të fundit

Kur qielli ndikon në mendje: Si ndryshimet e motit prekin humorin dhe shëndetin tonë

Ndikimi i motit në humor dhe mirëqenie nuk është mit, është real dhe i dokumentuar mirë nga shkenca A e...

Pse u thirr në gjyq çifti Clinton? Zbulohet “strofulla e orgjive”

Jeffrey Epstein mori letra urimi nga disa prej miqve të tij më të afërt me rastin e ditëlindjes së tij të 63-të, në janar...

Jo ekzotik, jo i shtrenjtë: Ky është fruti më i shëndetshëm në botë, sipas shkencës

Me shumë gjasë e keni në kuzhinë Studiuesit nga Universiteti William Paterson në New Jersey kanë analizuar 41 lloje të ndryshme frutash, duke i renditur...

E bujshme! Zidane rikthehet në stol, destinacioni i tij…

Spekulimet për rikthimin e Zinedine Zidane në stolin e trajnerit po intensifikohen gjithnjë e më shumë. Edhe pse emri i tij nuk u përmend...

Kopshti zoologjik kërkon të dhuroni kafshët shtëpiake si ushqim për grabitqarët

Një kopsht zoologjik në Danimarkë ka vendosur të bëjë thirrje publike për një “donacion ndryshe”. Ai po kërkon kafshë shtëpiake “të padëshiruara, por të shëndetshme”...

Lajme të tjera

Web TV