Pamje që nuk harrohen/ Si u “dyndën” shqiptarët drejt tortës në 100 vjetorin e Pavarësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria bën sot 111 vjet shtet i pavarur. Festimet për atë që njihet ndryshe edhe si Dita e Flamurit, kanë nisur që prej mëngjesit të kësaj të marte.

Në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së Flamurit, mori pjese presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama, homologu i tij nga Kosova Albin Kurti, si dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla. Kjo festë bëri bashkë Ramën dhe Kurtin, por jo opozitën dhe mazhorancën.

Ndërkohë nuk është e largët koha, kur në fakt në memorien e të gjithëve kanë qene dhe festimet për 100 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë u festua me anë të një torte gjigande rreth 550 metra katrorë, një element ky mjaft i vecantë në serinë e aktiviteteve. Copat e para të kësaj torte u ndanë prej kryeministrit që ishte në atë kohë në detyrë Sali Berisha, Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe kryetarit të bashkisë Lulzim Basha.

Por menjëherë pas kësaj njerëzit u dyndën drejt tortës duke krijuar një situatë që nuk ishte parë ndonjëherë. Në video e publikuara, të cilat gjenden e sot gjerësisht në rrjet, qytetarët shtynin njëri tjetrin. Kishte qytetarë të cilët kishin marrë qese, ku fusnin brenda tyre copat e tortës.

Torta kishte shijen e shegës, duke simbolizuar bashkim dhe unitet për shqiptarët, ndërsa shqiponja ishte me shije cokollate. Anës torta ishte e zbukuruar me degë ulliri që simbolizonte begatinë dhe paqen. Për ndërtimin e tortës u shpenzuan rreth 100 mijë euro dhe u angazhuan rreth 200 pastiçierë.  /   S.M

Të fundit

Gjykata Kushtetuese jep udhëzimet: Çfarë pritet të ndodhë me Kuvendin e Kosovës

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar përsëri deputetët e Kuvendit të Kosovës ta konstituojnë përbërjen e re parlamentare – e dalë...

Televizionet e mëdha në Shqipëri thellojnë dominimin, të voglat thellojnë humbjet

Tregu i medias audiovizive në Shqipëri shënoi një rritje të mëtejshme të shkallës së përqendrimit, me katër televizionet më të mëdha, Klan, Top Channel,...

Dhunuan barbarisht Shpat Kasapin, arrestohen tre persona

Shpat Kasapi është sulmuar fizikisht në orët e para të së shtunës, më 9 gusht. Policia ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke bërë...

Në Zvicër, vendasit shkojnë në punë me not (VIDEO)

Ky lum zviceran është aq i pastër, sa vendasit e përdorin atë për të shkuar në punë. Në Zvicër, njerëzit kanë zbuluar një mënyrë të...

Njihuni me teknokratin e Kremlinit që zbaton agjendën e Putinit

Zëvendëskryetari i parë i administratës presidenciale të Rusisë, Sergei V. Kiriyenko, është kthyer gjatë tre viteve të fundit në inxhinierin kryesor të menaxhimit politik...

Lajme të tjera

Web TV