Rama pajtohet me Kurtin kur flet “ndërkombëtarisht”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama si pjesëmarrës dhe diskutant në Këshillin e Atlantikut të mbajtur dje është ndalur në situatën në rajonin tonë dhe veçanrisht tensionet Serbi-Kosovë, të cilat në muajt e fundit kanë marrë përmasa mëse shqetësuese.

Në fjalën e tij Rama ka vlerësuar qëndrimin zyrtar të qeverisë së Kosvës dhe veçanrisht kryeministrit Albin Kurti për formimin e asosacionit në komunat me shumicë serbe. Rama ka deklaruar se mungesa e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është “elefanti në dhomë” sa i përket rajonit të Ballkanit Perëndimor.

“Besoj fort te fakti që nuk mund të mendosh të jesh më mirë në këtë rajon pa menduar të bësh një rajon më të mirë. Në këtë botë kaq të ndërlidhur ne duhet të mësojmë të punojmë me bindjen e fortë se ajo çfarë na duhet të bëjmë është si përmirësimi i vendit tonë, rajonit edhe botës.

Megjithatë kemi një “elefant në dhomë” siç është mungesa e njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Ne e kemi pasur aset faktin që kemi një shoqëri me disa besime fetare dhe që pranojnë njëra-tjetrën. Ndaj besoj se lufta në Izrael është e rrezikshme, pasi Hamasi dhe ata që i mbështesin janë agjentë të kaosit.

Këtë kaos duan ta përhapin kudo, jo vetëm në Lindjen e Mesme. Rajoni ynë mund të ndikohet po ashtu nëse nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm për këtë dhe nëse nuk bëjmë çdo gjë për të mbajtur kaosin jashtë dhe të ndalojmë përfshirjen në konflikt”-tha Rama që gjithsesi hoqi një vijë paralele mes asaj që ndodh në konfliktin Izral-Palestinë dhe asaj që po ngjet në rajonin tonë.

Lexo edhe :  13 gola, Interi kalon Barçën, një përballje dramatike që hyri në historinë e futbollit

Duke u ndalur gjerësisht në raportin Kosovë-Serbi, Rama shprehet se paqja përfundimtare do të vijë atëherë kur Serbia të njohë Kosovën. “Çështja mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhet me paqen përfundimtare dhe njohjen e plotë të Kosovës nga Serbia.

Ajo që ndodhi në ngjarjen tragjike në Banjskë. Përgjegjësia është shumë e qartë në këtë rast, jo vetëm për personat e përfshirë drejtpërdrejtë në veprimet terroriste, por edhe përgjegjësia e Beogradit që nuk dënoi rastin, por shpalli ditë zie kombëtare për kriminelët”-tha Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare dha vlerësime për kryeministrin e Kosvës Albin Kurti dhe tashmë duket se raportet tentohen të bëhën me të mira mes tyre pas një qëndrimi dukshëm shumë të ngrirë që është reflektuar me mongesën e takimeve mes tyre dhe refuzimit të vazhdueshëm të të dyve për të vijuar këtë ngërç që gjithsesi reflekton në dëm të të dyja vendeve.

“Duke pranuar formimin e Asociacionit kryeministri i Kosovës dhe qeveria e Kosovës kanë dëshmuar vullnet të rëndësishëm për të ecur përpara dhe për të kërkuar zgjidhje e jo alibi apo për të kërkuar të shkuarën në vend të së ardhmes.

Siç është shprehur edhe nga Kurti, kjo do të jetë e jashtëzakonshme për Kosovën dhe rajonin”, u shpreh Rama.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV